• |
ide | kryesore

“Unë jam shefi dhe duhet të përmirësoj diçka, komplimente Egnatias”: Colella i kënaqur vetëm me pikët

-Instant, Sport



“Egnatia bëri një ndeshje të mirë dhe luajti më mirë se ne dhe e meritoi sipas meje të ishte në avantazh në pjesën e parë. Pastaj në të dytën kemi ndryshuar diçka në aspektin taktik dhe na shkoi më mirë, por ka shumë për të punuar. Sot Egnatia nuk e meritonte të humbte, futbolli është kështu, me raste meriton të fitosh dhe humb, apo e anasjella”. Giovanni Colella, trajneri i ri i Partizanit, i ka dhënë kreditet Egnatias, për performancën e bërë, pavaraësisht humbjes 2-1 përballë Partizanit të tij. Italiani në fakt është i ndërgjegjshëm se skuadra e tij ka qenë larg nga të qenit dominuese, edhe ndaj një ekipi që luan për objektiva minorë: “Eshtë e vërtetë që janë ndeshje të rëndësishme për tu fituar, e ne kemi fituar me zemër dhe me kurajë. Ka shumë për të punuar, marrim tre pikët dhe komplimente Egnatias”.

Colella i ka kujtuar të gjithëve kohën e shkurtër që ka në krye të pankinës kryeqytetase: “Unë kam bërë 9 stërvitje me këtë ekip dhe janë shumë pak, jemi ende një kantier i hapur dhe kemi shumë gjëra për të bërë. Sot marrim gjërat e mira që është dëshira për të fituar, zemra që vumë në fushë dhe e marrim këtë me vete nga kjo ndeshje – tha tekniku italian, që ka ngelur në klasë lojtarët e zëvendësuar pas një pjese të parë apatike -. Sot sinqerisht, shumë lojtarë vuajtën se nuk ishin në maksimum dhe ata që luajtën në pjesën e parë nuk është se ishin kaq të këqinj. Për fat të keq jam unë shefi dhe duhet të mundohem të përmirësoj diçka”, e mbylli Colella.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *