• |
ide | kryesore

Video/ Inter, spektakël në San Siro: tris ndaj Spezias e vendi i parë në renditje

-Instant, Sport, Video



E para në San Siro ishte e shkëlqyer për djemtë e Simone Inzaghit: Interi shënoi tre gola dhe grumbulloi po aq pikë përballë Spezias, duke detyruar kushërinjtë e tyre kuqezi që të përgjigjen në ndeshjen e madhe të nesërme kundër Atalantës. Zikaltrit kaluan në epërsi në minutën e 35-të me goditjen kirurgjikale të Lautaros (i servirur nga spondi ajror i Lukakut). Dyfishimi erdhi me goditjen e Calhanoglu në minutën e 52-të, ndërsa më pas i takoi zëvendësuesit Correa që të fiksojë trisin në minutën e 82-të. Në fund të pjesës së parë, Lukaku goditi edhe traversën.

Në ndeshjen e rikthimit të Lukakut para publikut të tij, Interi u kujton të gjithëve se në këtë skuadër tani janë dy sovranë: kundër Spezias, Lu-La rilidhet vërtet dhe është Lautaro, mbreti tjetër i San Siros zikaltër, që hapi ndeshjen me një asist të ‘binjakut’ belg. Në pjesën e dytë Calhanoglu dhe Correa sistemuan rezultatin, por 3-0 i rri ngushtë zikaltërve, aktivë gjatë gjithë mbrëmjes. Duke harruar belbëzimin e Leçes, Inzaghi gjeti një skuadër të fuqishme me shumë armë: përpara sulmuesit (si titullarët ashtu edhe rezervat) diktojnë ligjin dhe prapa Handa që për 90′ as nuk i ndoti dorezat: ligurëtkishin edhe problemet e tyre, por mesazhi i Simones për kampionatin është shumë i qartë.

SASSUOLO 1-0 LECCE
Sassuolo mori fitoren e parë në kampionat në ndeshjen e dytë të Serie A. Në shtëpi ndaj Lecces mjaftoi një eurogol i Domenico Berardit për të mposhtur puliezët 1-0, të paaftë për të reaguar ndaj disavantazhit në fund të pjesës së parë. Sulmuesi jeshilzi festoi kështu rinovimin e kontratës deri në vitin 2027 dhe i dërgon një sinjal trajnerit Mancini, për skuadrën e Baronit kjo ishte humbja e dytë në po aq ndeshje.

Serie A Italy
Torino 0-0 Lazio
Udinese 0-0 Salernitana
Inter 3-0 Spezia
Sassuolo 1-0 Lecce



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *