• |
ide | kryesore

Vranë me thikë 41 vjeçarin në Sarandë pas sherrit për pakingun, burg pa afat për dy vëllezërit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata ka vendosur burg pa afat për dy vëllezërit Xhanelo dhe Xhoi Tarja të cilët në mbrëmjen e 17 gushtit vranë me thikë 41 vjeçarin Klodian akiu pas një konflikti për vendin e parkimit në hotelin ku punonin. Dy vëllezërit u ndaluan dy ditë më parë, ndërsa u shoqërua edhe pronari i hotelit ku punonin si kamarierë në Sarandë pasi u përpoq të fshihte vrasjen.

Vrasja ndodhi  tre ditë më parë. Dy vëllezërit Xhanelo Taraj e Xhoi Taraj të dy banues në Laç dhe të punësuar përkohësisht në Sarandë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, , në rrugën “Lefter Kalo”, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, për një vend parkimi në afërsi të hotelit, ku ishin të punësuar kanë goditur me mjet prerës (thikë), 41-vjeçarin, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndërroi jetë në spitalin e Sarandës. Autorët u arrestuan dy ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *