• |
ide | kryesore

Demi Lovato: Ndihem në faj për vdekjen e Mac Miller

Paparazzi, Slider



Demi Lovato ka folur së fundmi për ndikimin që pati vdekja e reperit  Mac Miller në 2018.

Lovato diskutoi se si ndjeu keqardhje pas vdekjes së Millerit më 7 shtator, sepse ajo ndodhi vetëm disa muaj pas mbidozës së saj gati fatale.

“Kam pasur shumë fajin e të mbijetuarit pas mbidozës sime, sepse menjëherë pas kësaj, Mac Miller vdiq, dhe ndryshoi gjithcka për mua: ‘Mund të kishe qenë ti në vendin e tij .’ Dhe kjo ndikoi shumë tek unë”, ka rrëfyer këngëtarja e “Cool for the Summer” në podcastin “Zane Lowe Show”.

Reperi i “Circles” vdiq në shtator 2018 në moshën 26-vjeçare nga një mbidozë droge.

Vdekja e tij si dhe vdekja e disa miqve të tjerë, frymëzuan këngën “Dead Friends” në albumin e ri të Lovato “Holy Fvck”.

Vitin e kaluar, Demi zbuloi në dokumentacionin e saj në YouTube “Dancing With the Devil” se vuajti nga tre goditje dhe një atak në zemër gjatë mbidozës./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *