• |
ide | kryesore

Karburant për Europën? Si Irani mund ta zëvendësojë plotësisht Rusinë

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



“Irani mund të kompensojë pjesërisht deficitin në tregun botëror të energjisë, të shkaktuar nga kriza në Ukrainë.”, kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Khanani Chafi.

“Kriza energjetike ka të bëjë kryesisht me Evropën, e cila refuzoi gazin dhe naftën ruse. Irani madje mund të zëvendësojë plotësisht Rusinë në tregun evropian të gazit, por me një çmim shumë të lartë, të cilin evropianët nuk janë të gatshëm ta paguajnë për shumë arsye, tha Rustam Tankayev, eksperti kryesor i Unionit të Industrialistëve Ruse.

Sipas tij dërgesat e gazit natyror nga Irani në Evropë përmes tubacionit janë të mundshme, në teori mund të zëvendësojë edhe gazin rus. Megjithatë, rrethanat gjeopolitike, të cilat janë thjesht të pazgjidhshme në të ardhmen e afërt, nuk do t’i lejojnë evropianët të blejnë “karburant” iranian në vitet e ardhshme, shkruajnë mediat ruse.

Nga ana tjetër, Hedajatullah Khademi, menaxher i përgjithshëm i “Northern Oil Company” nga Irani, ish-anëtar i komisionit të energjisë në parlamentin iranian, pjesërisht pajtohet me ekspertin rus.

Kur bëhet fjalë për naftën, Khademi është i bindur se Irani mund të kompensojë pjesërisht mungesën e tij, lidhur me krizën energjetike, por se për këtë është e nevojshme të hiqen sanksionet ndaj atij vendi.



6 Comments

  1. EUROPA PASI I BONI GOJORE ARABISE SAUDITE TASHTI TI BOJE DHE IRANIT PAS EMBARGOS QE I KA BO PER KAQ VITE. IRANI OSHT ALEAT I RUSISE DHE DO I JAPI AQ SA DO I THOTE RUSIA.

  2. Europa eshte Europe do dije te tregoje se i ka te gjitha mundesite qe kete situate te krijuar nga agresioni rus ne Ukraine ta kaloje pa krijuar tensione te tjera.

  3. Qendrueshnerine e Europes do e tregoje dimri , vetem ne rriitjen e kerkeses per energji/karburant do te shofim aftesite menaxhuese te Europes, qendrimin e europieneve ndaj qendrimeve te qeverive te tyre lidhur me sanksionet ndaj Rusise! Kriza qe pritet, menaxhimi i saj eshte testi per te ardhmen e Europes ..

  4. Europen e drejtojne hajdutet dhe aristrokatet. Europa eshte e percare. Shikoni se cpo behet me Kosoven. I tha firmos demarkacionin me Malin e Zi dhe liberalizojme vizaf. Kane kaluar 5 vjet. Asgje.

  5. Shifni bizedimet Serbi Kosove. Borieli spanjoll dhe Spanja nuk e njeh Kosoven. Lajcak sllovak dhe Sllovakia nuk e njeh Kosoven. Gjoja i thone Serbise te njoh Kosoven. Kosova do mbetet Palestine. Vetem nje lufte e vogel duhet, pastaj nderhyn Amerika dhe zgjidhet gjithcka. Brenda vitit 2035 Kosova bashkohet me Shqiperine dhe ne kthehemi ne Izraelin e Europes. Rrofte Amerika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *