• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez, ekzalton Interin dhe tifozët: “Unë e Lukaku kundër botës, luftojmë për të fituar gjithçka”

-Instant, Sport



Nëse Romelu Lukaku kishte shënuar kundër Lecce, Lautaro Martinez e bëri kundër Spezias (me asistin e vetë belgut), kështu që është e pashmangshme që argjentinasi të pyetej në konferencën për shtyp për rikthimin e LuLa-s. “Jam i lumtur që Lukaku është rikthyer te Inter: sapo mbërriti i thamë njeri-tjetrit se duhet të luftojmë kundër të gjithëve. Sapo kemi filluar”, ishin fjalët e Toros, i cili zbuloi se “kemi vazhduar të flasim që nga dita kur ai u largua. Jam i lumtur që ai është përsëri këtu, ai është i dobishëm dhe gjithmonë i jep një dorë skuadrës”.

Numri 10 i zikaltërve, duke folur për Sky, komentoi në këtë mënyrë rezultatin 3-0 ndaj ligurëve: “Ne u përballëm me një ekip kompakt, që bën presion mirë. Ne bëmë një punë të shkëlqyer, por sapo kemi filluar, ka ende shumë rrugë për të bërë”.

Për objektivat sezonalë: “Nuk e di nëse jemi më të fortë se vitin e kaluar, por ne gjithmonë duam të përmirësohemi. Do të luftojmë për të fituar gjithçka. Përpara jemi katër sulmues të mirë, duhet të shfrytëzojmë karakteristikat tona. Skriniar qendron? Jam i lumtur sepse është shumë i rëndësishëm dhe të gjithë e dinë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *