• |
ide | kryesore

“Me grupin e kaluar nuk mund të punoja”: Vukicevic justifikohet, harron që i zgjodhi vetë lojtarët

-Instant, Sport



Dejan Vukicevic u shfaq në Lac një vit gati nga hera e fundit e ndoshta edhe për këtë arsye (distanca e gjatë kohore) ka menduar se askush nuk kujtohet për sezonin e kaluar. Duhet të jetë kështu, përndryshe nuk ka kuptim, që pas debutimit me fitore 3-1 ndaj Teutës në javën e parë të këtij kampionati, ai që kishte njohur 5 humbje e vetëm 2 barazime edicionin e kaluar, Vukicevic të justifikohet kështu: “Me grupin e kaluar nuk mund të punoja. Doja lojtarë të rinj te skuadra e Laçit. Po të vazhdojmë në këtë mënyrë mund të arrijmë shumë larg”. Në fakt tekniku erdhi në pankiën e Lacit pas Europës sezonin e kaluar dhe afroi lojtarët që dëshironte, duke filluar nga bashkëkombasi i tij Zarubica.

Gjithësesi, përsa i përket trisit me të cilin fundosi Teutën, Vukicevic është shprehur: “Donim të luanim me topin sepse loja në ajër nuk është më e mira për ne, ndryshe nga Teuta që është shumë e mirë në këtë lojë. Përpara se të pësonim golin bëmë një ndeshje fantastike, me gola të bukur dhe raste të shumta. Shpresojmë të vazhdojmë kështu edhe javët e ardhshme”, përfundoi tekniku i kurbinasve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *