• |
ide | kryesore

Turisti italian ndërron jetë në plazhin e Sarandës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një turist italian ka ndërruar jetë këtë të diel në plazhin e Çentralit, Sarandë.

Sipas policisë dyshohet se 77-vjeçari me iniciale G.V ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

“Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *