• |
ide | kryesore

Video/ Goli kundër Wolves e fut Kane në historinë e Premier League: sulmuesi lë pas Agueron

-Instant, Sport, Video



Vendimtar në fitoren kundër Wolverhampton, Harry Kane është futur tashmë në historinë e Premier League. Në fakt, sulmuesi i Spurs e ka lënë pas Sergio Aguero në renditjen e golashënuesve më të mirë me një klub të vetëm, klasifikim që përfshin të gjithë sulmuesit që kanë luajtur për një fanellë të vetme duke filluar nga formati aktual i kampionatit (1992/93).

Faqja zyrtare e EPL në Tëitter vuri në dukje se Kane tani është rekordmeni i vetëm me 185 gola për Tottenhamin, duke u shkëputur nga barazia me Sergio Agueron, i cili shënoi 184 gola gjatë kohës së tij në Manchester City. Në shkallën e tretë të podiumit është Thierry Henry, 175 gola me fanellën e Arsenalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *