• |
ide | kryesore

Video/ Newcastle ndalon City me një 3-3 spektakolar: Guardiola shpëton në fund, por Chelsea dërrmohet në Leeds

-Instant, Sport, Video



Premier League ka një lider të vetëm, Arsenal. Kështu, sepse Manchester City, i ndalur nga Newcastle, nuk arrin të marrë kryesimin: Magpies plot ritëm e dëshirë arritën në 3-1, pas disavantazhit fillestar të firmosur nga Gündoğan. Haaland dhe Bernardo Silva barazuan dhe shmangën humbjen e Guardiolës. Chelsea, ndërkohë, rrëzohet në transfertë: 3-0 në Elland Road në apoteozën e Leeds, tani i dyti. Humbja e tretë në tre ndeshje për West Ham, i mundur edhe nga Brighton (2-0).

LEEDS-CHELSEA 3-0
Leeds tregoi të gjitha dobësitë e një Chelsea padyshim jo bindës, në këtë fillim sezoni: fitorja e pësuar me Everton dhe barazimi kundër Tottenham, në fakt, pasoi një disfatë të mprehtë 3-0 në Elland Road, në një sfidë të ndjerë shumë nga të dy tifozeritë. Ritme të shkëlqyera në fillim, me Blues që komanduan lojën, por humbën shumë raste. Pika e kthesës erdhi pas gjysmë ore: Mendy nuk pati siguri dhe tentoi të driblojë Aaronson, i cili i vodhi topin dhe me portën bosh e dërgoi në rrjetë. Leeds në avantazh dhe dyfishimi erdhi menjëherë, me goditjen me kokë të Rodrigos në minutën e 37-të. Chelsea vazhdon të vuajë, pavarësisht lojës së shkëlqyer të Gallagher, i cili përpiqet të shkundë ekipin e tij së bashku me Mount: Tuchel coroditi ekipin, duke larguar të gjithë mesfushorët dhe duke shtuar vetëm konfuzion tek Blues, të cilët kapitulluan. 3-0 përfundimtar i Leeds, që cmendi Elland Road, erdhi pas një aksioni zinxhir që çoi në goditjen e Rodrigos. 3-0 për vendasit dhe errësirë e plotë për Chelsea, që e mbylli me dhjetë lojtarë për një karton të dyfishtë të verdhë ndaj Koulibaly. Një ndeshje për t’u harruar për Blues, të cilët treguan shumë brishtësi, nga mbrojtja ‘balerinë’ deri te një sulm “i lehtë”. Ndërsa Leeds ëndërron: 7 pikë në tre ndeshje dhe një vend në zonat fisnike të Premier League.

WEST HAM-BRIGHTON 0-2
Vështirësitë vazhdojnë për West Ham, që nuk ringjallet nga fitorja në Ligën e Konferencës dhe humbet edhe ndaj Brighton. Hammers insistuan në fillim, por goditjet e Brighton i bënë keq dhe çuan në disavantazhin e minutës së 21-të: nënshkrimi i ri Kehrer tërhoqi Welbeck duke shkaktuar një penallti, e cila u transformua nga Alexis Mac Allister. Goli i Pulëbardhave shuajti çdo lloj entuziazëm të londinezëve, të cilët u vunë në vështirësi dhe rrezikuan në minutat e fundit. Në pjesën e dytë West Ham provoi të bënte një reagim të ndrojtur, duke futur Scamacca për Fornals dhe duke kaluar me dy sulmues, por u shemb në minutën e 68-të: Gross shërbeu për Trossard, i cili shënoi golin e dytë të Brighton. West Ham pësoi humbjen e tretë radhazi, të gjitha pa gola të shënuar dhe është i fundit në renditje. Në vend të kësaj, Brighton është duke buzëqeshur, duke u ngjitur në renditje me 7 pikë.

NEWCASTLE-MANCHESTER CITY 3-3
Manchester City dështon të marrë kryesimin e Premier League, tashmë e udhëhequr nga Arsenal, i vetëm me 9 pikë dhe tri fitore nga tre ndeshje: Citizens, në fakt, ndalen nga një Neëcastle i shkëlqyer, i cili i shkoi shumë afër fitores: përfundoi 3-3 në St. James’ Park. Fillimi ishte dominues për miqtë, të cilët me një fitore do të shkonin të bashkoheshin me Arsenal në krye të kampionatit. Avantazhin e shënoi Gündoğan, por idea e Citzens për të mbyllur ndeshjen u përplas me Pope, i cili dëshmoi se është në formë të shkëlqyer: portieri i Magpies shpëtoi dy herë rezultatin ndaj de Bruyne dhe ishte reagues edhe ndaj Foden, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë. Një përpjekje që shpërblehet nga Neëcastle, që barazoi në të 28′: krosimi i Saint-Maximin gjeti Almiron, që mposhti Ederson duke barazuar 1-1. Kaluan njëmbëdhjetë minuta dhe vendasit ndryshuan situatën. Callum Wilson nënshkroi avantazhin e Magpies (39′), që në fillimin e pjesës së dytë shënuan edhe golin e tretë: fantastike goditja e dënimit e Trippier (54′), por Manchester City nuk u dorëzua dhe ekuilibroi ndeshjen në pak minuta. Haaland ngushtoi diferencën në minutën e 60-të, duke shënuar brenda zonës, ndërsa de Bruyne frymëzoi golin e barazimit të Bernardo Silvës në minutën e 64-të: 3-3 me Pope që në fund bëhet vendimtar, me portierin e Neëcastle, që bllokoi ambiciet e Citizens.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *