• |
ide | kryesore

Aksident në Himarë, makina përplas vajzën 12-vjeçare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Himarë, ku një makinë ka përplasur një vajzë në moshën 12-vjeçare.

Policia bën me dije se rreth orës 14:00, në lagjen “Potam”, Himarë, shtetasi E. Rr., 39 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar një fëmijë 12 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit shtetasi E. Rr, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë pak minuta më parë një aksident tjetër u regjistrua në aksin Peqin-Elbasan, pikërisht në fshatin Papër ku për pasojë një person mbeti i plagosur rëndë.

Ne aksident është përfshirë një makinë tip “Ford”, ku shoferi ka humbur kontrollin dhe është përplasur fillimisht me një bordurë në rrugë dhe më pas makina ka bërë disa rrotullime duke përfunduar në cep të saj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *