• |
ide | kryesore

Del në ankand kitara e grupit ‘Foo Fighters’

-Instant, Paparazzi, Slider



Një kitarë e përdorur nga frontmeni i Foo Fighters, Dave Grohl, pritet të shitet deri në 30,000  paund në ankand.

Grohl luajti me kitarën Gretsch White Falcon në videon e vitit 1997 për Monkey Wrench.

Fillimisht ishte në pronësi të kitaristit  të grupit Pat Smear dhe u përdor në albumin e tyre të dytë ‘The Color And The Shape’.

Kitara do dal në ankandin Gardiner Houlgate, në Corsham, Wiltshire, më 7 shtator.

Ajo po shitet së bashku me një fotografi Polaroid të bërë nga Smear të aktores Drew Barrymore duke luajtur me atë.

“Kjo kitarë është e vecantë , pasi është një nga të paktat në pronësi të Foo Fighters, ndoshta grupi më i madh aktual i rrokut në tokë, që ka dalë ndonjëherë në ankand publik,” tha drejtuesi i ankandit Luke Hobbs.

“Monkey Wrench ishte kënga e suksesshme e grupit dhe gjithashtu e para që shfaqte bateristin Taylor Hawkins, i cili vdiq tragjikisht këtë mars.

“Pres interes nga e gjithë bota. Fakti që shfaqet kaq dukshëm në videon ikonike të grupit Monkey Wrench e bën atë edhe më tërheqës për koleksionistët dhe fansat.”/Lapsi.al

Auctioneer Luke Hobbs with the Gretsch White Falcon guitar

A photograph of actress Drew Barrymore playing the guitar



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *