• |
ide | kryesore

Ishin bllokuar në kanionet e Langaricës, gjenden pas disa orësh 4 turistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Më datë 22.08.2022, në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës”, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në pjesën e kanionit, për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona.

 



3 Comments

    1. Po kujt i plasi se disa debila, gjermane apo koreane, ska rendesi, duan dhe rrezikojne jeten e tyre per aventure?
      Po keta police, zjarrfikes etj. mjetet e tyre, helikopterat etj kush i paguan, taksat tona?
      Po ne pidh te motres se tyre shkofshin. Po sikur ndonjeri prej tyre te hidhet nga 15 kateshi, mos duhet te shkojme e ta presim e me pas ta kurujme ne spitalet ku shqiptareve nuk u sigurohen ilace e sherbim megjithese jane pronare te tyre e paguajne taksa e sigurime.
      Kur aksidentohet ndonje shqiptar ne mes te qytetit ambulanca do dy ore te mberrije, po keshtu edhe zjarrfikja. Pse per keta debilat veterases tregohet gjithe ky kujdes e perkushtim?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *