• |
ide | kryesore

Meta: Nuk do jemi më “kingmaker”, Rama futi në burg bedelët e tij

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin me të rinjtë e Partisë së Lirisë në Jalë, ku startoi edhe kampingu i përvitshëm i forumit rinor, kreu i saj Ilir Meta foli për objektivat që ka kjo forcë politike.

“Partia e Lirisë nuk synon më të jetë një forcë “king-maker”. Por synon t’ia japë pushtetin “King”-ut dhe “King”-u është populli i Shqipërisë, është sovrani nëpërmjet referendumit. Kjo garanton që Shqipëria do të jetë e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë sot e përgjithmonë”, – tha Meta.

Meta foli me superlativa për veten kur tha se para tyre ishte “një njeri i specializuar në shembjen e diktaturave” duke paralajmëruar se rrëzimi i qeverisë do të jetë shumë i shpejtë.

“U është prishur fytyra, shikojini fytyrënxirët e Shqipërisë. Të jeni të sigurt që në vitet që vijnë do e kenë shumë të vështirë të vinë në këto zona, kur të dëgjojnë bëmat e tyre dhe llogarinë para drejtësisë për ato që kanë bërë.

Para jush është një njeri që është rritur dhe është specializuar për përmbysjet e diktaturave”, – tha Meta që më pas nuk i ndali akuzat nga qeverisë “Rama”.

“Llogaridhënia ka nisur, po troket dhe të gjithë do të përpiqen para ligjit dhe ndaj i kam ftuar njerëzit në administratën publike të jenë të kujdesshëm, të mos përdoren në ditët dhe javët e fundit të kësaj qeveri gangsterësh të mos firmosin akte të paligjshme. Boll bedela ka futur në burg Rama, tani e ka radhën vetë” – tha ish-Presidenti. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Përpara jush është një hajdut rrace, i provuar me figurë dhe me zë. Jo vetëm një herë por disa herë.

  2. Edi Rama ashtu do te fusi dhe ty ne burg o hajdut i ndyre bashke me dordolecin e vucidolit Do shkoni per lesh kari

  3. Hajde o Like hajde, si ste mbarojne meleonat.
    Po kesaj rradhe me duket se do te hane. Shfaqesh i shqetesuar i cakerduar me sy te shqyer te dale vendi. Hall te madh ke o djal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *