• |
ide | kryesore

Ndërron jetë një 28-vjeçar i burgosur në Lezhë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri i burgosur ka mbërritur i pajetë në Spitalin Rajonal të Lezhës mbrëmjen e së hënës.

Mediat raportojnë se ai është një 28-vjeçar me inicial O.K. nga Tirana.

I riu është ndjerë keq në paraburgim dhe është transportuar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Trupi i të riut do të dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale (infarkt) sipas burimeve, por do të jenë ekspertët që do të thonë fjalën e fundit.

I riu ka qenë në burg pasi më herët kishte thyer arrestin e shtëpisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *