• |
ide | kryesore

Ndërhyrja e Origit i ka thyer fibulën Gjimshitit: mbrojtësi i kombëtares dy muaj jashtë fushës

-Instant, F1, Sport



Lajm i keq për kombëtaren e Shqipërisë dhe për Atalantën. Berat Gjimshiti është dëmtuar rëndë, si pasojë e ndërhyrjes së Origit, në ndeshjen e fundit kundër Milan dhe kontrollet mjekësore kanë evidentuar frakturën e fibulës së majtë. Mbrojtësi shqiptar pritet të ndalojë për rreth dy muaj edhe nëse ende nuk janë përcaktuar periudhat e sakta të rikuperimit.

Klubi zikaltër ka bërë me dije se “pas traumës direkte të pësuar gjatë ndeshjes së kampionatit të Serie A Atalanta-Milan, Berat Gjimshiti iu nënshtrua ekzaminimeve klinike-instrumentale të cilat zbuluan një frakturë të përbërë të të tretës së mesme të fibulës së majtë. Lojtari ka nisur menjëherë trajtimet e vendosura në programin e rikuperimit”.

29-vjeçari u dëmtua gjatë ndeshjes së djeshme kundër Milanit, pas një përplasjeje me Origin në fundin e ndeshjes: ai nuk mund të qëndronte në fushë aq sa Gasperinit iu desh ta zëvendësonte me Okolin në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *