• |
ide | kryesore

Piquè-Shakira në luftë të hapur: “Ai po kërkon të hakmerret për çështjen e fëmijëve”

-Instant, Sport



Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur një nga çiftet më jetëgjatë mes njerëzve të famshëm ka shpallur fundin e lidhjes së tyre. Ishte në fakt muaji qershor kur mbrojtësi i Barcelonës Pique dhe ylli i popit Shakira njoftuan ndarjen e tyre, sipas të mirëinformuarve, për shkak të pabesisë së futbollistit. Nga ai moment, ish-çifti është përpjekur të mbajë marrëdhënie të mira, por në periudhën e fundit gjërat janë përkeqësuar shumë. Spanjolli, sipas asaj që thuhet, po tenton të “hakmerret” ndaj këngëtares kolumbiane.

Ka qenë fotografi Jordi Martin, i cili prej disa kohësh ka ndjekur ngjarjet e çiftit, ai që zbuloi situatën aktuale shumë të tensionuar: “Gerard Piqué shkon pasdite me të dashurën e tij të re (Clara Chia Marti) në shtëpinë e prindërve të tij – shpjegoi ai – që është afër asaj të Shakirës. E kjo e ka shkatërruar plotësisht atë. Futbollistit nuk i intereson që këngëtarja mund t’i shohë bashkë. Marrëdhënia mes Piqué dhe Shakirës po kalon momentin më të keq. Tani për tani, Pique dëshiron të hakmerret ndaj Shakirës. E ai po e përmbush atë hakmarrje”.

Një “hakmarrje” që ka nisur pas diskutimeve në lidhje me menaxhimin e fëmijëve. Këngëtarja kolumbiane ka dashur t’i merrte ata për të jetuar në Miami, një zgjidhje e cilësuar e papranueshme nga mbrojtësi i Barcelonës. Sipas raportimeve të The Sun, për më tepër, marrëdhënia mes Pique dhe të dashurës së re vazhdon prej disa kohësh: “Gerard dhe Clara janë takuar prej muajsh. Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, organizon evente. Ajo ka heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë rreth tyre e dinin se çfarë po ndodhte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *