• |
ide | kryesore

Ushtroi dhunë ndaj xhaxhait, arrestohet 27-vjeçari në Cërrik

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Dasar, Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar dy persona të tjerë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. M., 50 vjeç, banues në Cërrik, pasi, në aksin rrugor “Cërrik-Gostimë”, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi S. Gj., banues në fshatin Fanjë, Prrenjas, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke vjedhur lëndë kimike (plehra) në magazinën e shtetasit M. K.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *