• |
ide | kryesore

Video ku festonte e shfrenuar, del testi i drogës për kryeministren e Finlandës

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka rezultuar negative në testin e drogës së kryer pas publikimit të disa videove ku ajo shfaqet duke festuar e shfrenuar me miqtë e saj. Këtë e ka bërë të ditur zyra e shtypit e kryeministres finlandeze këtë të hënë, ku nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër shtesë.

Marin iu nënshtrua testit të drogës javën e kaluar pas kritikave të shumta që mori nga videot e publikuara ku ajo shfaqej duke kërcyer e festuar në mënyrë të shfrenuar me miqtë e saj.

Në një prej videove të publikuara, Marin sëbashku me miqtë e saj dëgjohen duke bërtitur “miell” që nënkupton kokainën.

Duke u nisur nga kjo, deputetët e opozitës i kërkuan asaj që të kryejë testin e drogës. Në një konferencë për mediat të premten e javës së kaluar, Marin u shpreh se gjatë festës nuk kishin konsumuar asgjë të paligjshme.

Ajo pranoi që kishte pirë vetëm alkool. Vetëm disa ditë pas publikimit të videos së parë, në rrjet qarkulloi dhe një video e dytë ku shfaqej kryeministrja finlandeze duke kërcyer në një klub nate krah një mashkulli, i cili nuk ishte bashkëshorti i saj.



5 Comments

      1. Felliqesirat e sorros ne pushtet nuk jane politikane, por kuklla qorre militante liberale, ndaj ju del koha per klube nate e striptiz

  1. A ka laborator brenda vendit qe nxjerr Kryeministren jo te paster?

    Tallje me popullin per te mbyllur shpejt nje skandal.

    Njerezit jane kudo njesoj edhe kur ndryshojne sistemet dhe dallimi i njerit vend nga tjetri qendron ne rigorozitetin e zbatimit te ligjeve e normave nga klasa politike e qytetaret.

    Nuk qenkemi shume larg Finlandes edhe ne ketu ne Ballkan…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *