• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia “ngec” 8 sekonda: ekzekutimi i Jardel habiti botën

-Instant, Sport, Video



Gjatë historisë, ka pasur shumë mënyra të çuditshme për të ekzekutuar një penallti. Megjithatë, vitet e fundit, ata që i godasin janë specializuar në vrapime atipike që synojnë çorientimin e portierëve. Ngadalësim, frenim, përshpejtime të papritura, e rëndësishme është që goditësi të mos e ndalë kurrë vrapimin drejt pikës së bardhë. Por, nëse vrap nuk ka fare? Mjeshtri i goditjes nga pozicion i ndaluar ishte Beppe Signori, i cili e bëri atë një nga markat e tij. Por ajo që u pa në Portugali, në ndeshjen e Divizionit B ndërmjet Feirense dhe Leixoes, është diçka që e çon këtë model në një nivel ekstrem: protagonist ishte Jardel, sulmuesi i vendasve.

Në disavantazh 0-1, Feirense fitoi një penallti në minutën e 64. Jardel u paraqit te peika e bardhë dhe, pasi vendosi me përpikëri topin, vendosi këmbën e tij mbështetëse pranë tij dhe ngriti këmbën tjetër gati për goditje. Vetëm se, ai e mbajti gjymtyrën në ajër për 8 sekonda të pafundme, krejtësisht i palëvizshëm. Pastaj papritmas goditi dhe mposhti portierin kundërshtar Beunardeau në të majtën e tij. Portieri i Leixoes, padyshim i befasuar, nuk mundi të reagonte si duhet dhe të arrinte goditjen, për të thënë të vërtetën as shumë në kënd.

Me kohën praktikisht të mbaruar, gjyqtari fishkëlleu një penallti të dytë në favor të Feirense. Jardel u shfaq sërish në vend, me mundësinë për t’i dhënë skuadrës së tij 3 pikë shumë të rënda. Sulmuesi përsëriti rutinën e tij: këmbën mbështetëse pranë topit, këmbën e djathtë në ajër dhe sekonda të gjata pritjeje pa lëvizje. Por, këtë herë portieri kundërshtar priti momentin e duhur për t’u zhytur drejt të njëjtit kënd si penalltia e mëparshme, duke arritur të ndërpresë goditjen dhe të shpëtojë rezultatin përfundimtar 1-1.

Herën e parë i shkoi mirë, por me sa duket ai sfidoi paksa shumë fatin (dhe inteligjencën e portierit …). Megjithatë, mënyra e tij e goditjes së penalltisë mbetet një risi absolute.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *