• |
ide | kryesore

Wijnaldum u dëmtua nga shoku i tij, Mourinho mesazh tifozëve: “Kush mendon se e ka fajin Felix është llum”

-Instant, Sport



Ambjenti i Romës është tronditur nga dëmtimi i rëndë i Wijnaldum, i cili ka pësuar një frakturë në tibia. Trajneri i verdhekuqve, José Mourinho, ka dashur t’i dërgojë një mesazh afërsie holandezit, por jo vetëm. Mesazhi ka qenë edhe për Felix, i shënjestruar në rrjetet sociale si fajtori i incidentit (dëmtimi erdhi pas një kontrasti mes të dyve në stërvitje). “Ndonjëherë futbolli mund të jetë një m*t. Në vetëm dy javë, Gini është bërë njëri prej nesh për shkak të cilësive të tij njerëzore (ne i dinim tashmë cilësitë e tij në futboll). Fatkeqësisht, në një incident fatkeq ai pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë atë larg fushës për një kohë të gjatë. Por nuk është vetëm futbolli ai që është m*t ndonjëherë, edhe njerëzit mund të jenë të tillë… – ka shkruar Special One në Instagram – Ata që filluan thashethemet se një djalë i shkëlqyer si Felix mund të jetë përgjegjës për atë që ndodhi janë një llum i vërtetë. Sonte jemi të gjithë bashkë: luajmë për Romën, për Wijnaldum dhe për Felix”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *