• |
ide | kryesore

Zbulohet arsyeja e mungesës së vëllait të aktorit në martesën me JLO

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar arsyeja e mungesës së vëllait të Ben Affleck në dasmën e tij me Jennifer Lopez.

Një burim ka treguar për PEOPLE se Casey nuk arriti të merrte pjesë ” për shkak të detyrimeve familjare dhe prindërore në shtëpi”.

Casey, u pa më parë duke dalë të premten me të dashurën Caylee Cowan pas një vizite në Dunkin’ Donuts  në Los Anxhelos. Ai u fotografua sërish të shtunën në LA.

Megjithatë, në ceremoninë e aktorëve ishin tëpranishëm aktori Matt Damon dhe gruaja Luciana Barroso, autori i Clerks Kevin Smith dhe gruaja Jennifer, si dhe aktori i Clerks Jason Mewes dhe gruaja Jordan Monsanto. Agjenti i talenteve të Hollivudit, Patrick Whitesell dhe gruaja e tij, modelja/aktorja Pia Miller, ishin gjithashtu të pranishëm.

Jennifer dhe Ben u lidhën fillimisht nga viti 2002 deri në 2004.Dyshja rindezën romancën e tyre vitin e kaluar dhe shpallën fejesën e tyre në prill.

Muajin e kaluar ata u martuan në Vegas . Një burim u shpreh për PEOPLE: “Ceremonia e Las Vegasit ishte perfekte.  Ishte private dhe e thjeshtë. Kjo ishte gjithçka që ata kërkuan.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *