Britney Spears ka folur më shumë për sprovën që dyshohet se ka kaluar gjatë konservatorit të saj.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram Britney zbuloi se infermierët shkonin tre herë në ditë në shtëpinë e saj gjatë një harku kohor katër mujor.
‘Oh i dashur Zot … për të gjitha infermieret që erdhën në atë vend gjatë atyre 4 muajve , që më shihnin kur unë bëja dushsikur të isha në burg. Më merrnin gjak cdo ditë dhe unë isha aq e dobët dhe e zbehtë ndërsa familja ime shijonte shtëpinë time në plazh”,shkroi ajo në mbishkrimin e një fotoje tashmë të fshirë.
Fituesja eGrammy-t vazhdoi: “Nuk ka ditë të mos acarohem sepse askush nuk u përball me pasojat.”
Spears rifitoi kontrollin e jetës së saj nëntorin e kaluar pasi u ndërpre konservatori13-vjeçar. Që atëherë ajo është bashkuar me Elton John për të publikuar këngën e saj të parë që nga përfundimi i marrëveshjes ligjore – një këngë e quajtur Hold Me Closer.
Kënga është një version i ri i hitit të tij klasik të vitit 1971, Tiny Dancer.
“Kjo ishte ideja e Eltonit dhe Britney është një fanse e madhe. Ata kanë regjistruar një remix të Tiny Dancer si një duet i plotë – dhe është e pabesueshme”, tha një burim i brendshëm për ‘Page Six’. Hold Me Closer do të publikohet më 26 gusht./Lapsi.al