• |
ide | kryesore

Dëshmia/ Roli i ish-presidentit të klubit të futbollit, Arben Laze në vrasjen e Emiljano Ramazanit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Arrestimi në Durrës i Agim Gjinit, një prej bashkëpuntorëve të ngushtë në disa grabitje me Nuredin Dumanin, ka zbuluar detaje të tjera në dosjen voluminoze që po hetohet nga prokuroria e posaçme SPAK.

Ora news ka raportuar se Dumani ka përmendur në dëshminë e tij Arben Lazen, Presidentin e ndjerë të skuadrës së Futbollit të qytetit. Sipas Dumanit ai i ka vënë në dispozucion 1 automjet për të cilin i arrestuari thotë se u përdor për vëzhgimin dhe vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Arben Laze në muajin janar 2022 ndërroi jetë si një pasojë e një ataku kardiak, ndërsa vrasja e Ramazanit, ka ndodhur në 20 korrik 2020 në Elbasan.

Porosia për këtë vrasje dyshohet se është marrë prej Dumanit nga Erjon Alibej, kundrejt shumës 100 mijë euro

Dumani i ka treguar prokurorëve të SPAK, se Arben Laze, ishte daja i nuses së Erjon Alibej dhe kishte vënë në dispozicion ambjentet e magazinës së tij, për të fshehur autorët dhe automjetin tip “Passat” që u përdor në vrasje.

Sipas Dumanit makina ka qënë e vjedhur dhe pas 3 ditësh, ai është kontaktuar nga Erjon Alibej, i cili i ka thënë që ta fshihte tek magazinat e Arben Lazes, në zonën e Fushë-Mbretit në Metalurgjik.

Në këtë vrasje, Dumani e etiketon Elio Bitrin si personin kryesor që kishte marë përsipër të jepte ndihmë duke siguruar të dhëna për Emiljanon si, vendin se ku e kishte shtepinë, servisin si dhe vendin ku ai bënte palestër.

Bashkëpuntori i drejtësisë ka treguar se kur ka shkuar me “Passat”, në zonën e Metalurgjikut, tek shinat e trenit e priste Arben Laze, të cilin e ka ndjekur nga pas me makinë deri në ambjentet e brendshme të magazinës.

Aty së bashku kanë mbuluar me mushama “Passatin” dhe janë larguar deri tek shinat e trenit, ku aty më pas e ka pritur Elio Bitri.

“Ora News” mëson se Dumani i ka treguar prokurorëve se teksa bënte përgatitjet për vrasjen e Ramazanit, ai fshihej në Fushë-Krujë, në një shtepi tek pazari dhe se 3 ditë ka qëndruar i fshehur në magazinën e Arben Lazes.

Siç ka dëshmuar edhe më parë, vrasjen e Emiljano Ramazanit, Dumani ja ka besuar dy djemve nga Fushë-Kruja Besian Xhixha dhe Enver Divës.

Gjatë qëndrimit në magazinë ata kanë kërkuar që pjesëmarrës në vrasje të ishte dhe Nuredin Dumani. Por ky i fundit ka refuzuar madje ka gjetur njerëz të tjerë, duke ja besuar vrasjen Henrik Hoxhës dhe “Nipçes” nga Fieri, Skerdi Tasi.

Komunikimet mes tyre kanë vijuar me telefona “Sky” deri në momentin e ekzekutimit. Emiljano Ramazani, është vrarë poshtë shtëpisë së tij, sapo kishte dalë nga palestra.

Ditën e krimit, Henrik Hoxha dhe Skerdi Tasi, lëviznin me makinën tip “Passat”, që Nuredin Dumani ja kishte lënë tek magazina e Arben Lazes në Fushë-Mbret.

Henriku ka qënë shofer i makinës, ndërsa Tasi ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar 6 herë në drejtim të Ramazanit, duke e lënë të vdekur në vend. Makina tip “Passat”, më pas është gjendur nga policia e Elbasanit e djegur në fshatin Vidhas, raporton Oranews.



7 Comments

  1. Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë.Kaq shpejt e late Luizen o lapsexhinj

  2. Në atë foto Berisha është ende nën dëshirat e tij që Ramiz Alia t’i falte qeverisjen e vendit.

    Ishte periudha e parë e rikthimit të riteve të besimit me rihapjen e objekteve të kulteve, të cilat për një pjesë të popullsisë, ajo e edukuan nën ateizëm, ngjanin si diçka ekzotike.

    Sot, pas 30 vitesh, Sali Berisha i është rikthyer faljeve nëpër teqe. Halli i non-gratës apo për të marrë pushtetin? Gjykojeni vetë!

  3. nuk do ia uroja Ilir Metës këtë njollë, sepse nuk do doja ta shihja të ikur nga politika në këtë formë, por duke u mundur bindshëm në zgjedhje. Përbetimet e tij se do jetë edhe 25 vjet në politikë, tejkalojnë edhe vitet e funksionarëve të lartë komunistë që fundja 45 vjet qëndruan në politikë. Mjafton që ai e mendon këtë gjë, është për t’i vënë një vizë të madhe, sepse vetëm një i sëmurë pas pushtetit nuk ngopet me 32 vjet në politikë, por do t’i bëjë 57 të tilla.

  4. Meta sulmoi SPAK, reagon Yuri Kim: Të pasurit kanë menduar se janë të paprekshëm, tani shqetësohen se mund t’ju vijë fundi! Askush nuk është mbi ligjin

  5. Në kohën kur Saimir Tahiri u hetua nga Llalla, në televizionet e Tiranës ishte përnatë njeriu që kishte publikuar në media, pjesën e madhe të materialit që u kthye në dosje hetimore.

    Sot, askush nuk thërret nëpër studio as Halit Valterin, i cili ka dorëzuar dosjen në SPAK, Halit Valterin, e as gazetarin që ka trajtuar me detaje këtë dosje, Adriatik Doçi, por bëjnë lidhje nga Parisi me gazetarin që tha do të ketë proces kundër SHBA në kryeqytetin francez, por që nuk ndodhi kurrë.

  6. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *