• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga plagosja me armë në Tiranë, shpallet në kërkim autori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Krujë Korçës



Dalin detaje të reja nga plagosja me armë zjarriu që ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Alliasit në Tiranë.

Policia sqaron se rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, Albert Ostreni, 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, Renaldo Mejdani, 23 vjeç.

Sipas të njëjtave burime, Mejdani ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *