• |
ide | kryesore

Fidel Ylli thirrje Ramës: Nxirrini nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa Luiza Gega është pritur me një ceremoni të organizuar nga Edi Rama, Fidel Ylli pasi tha se sportistët janë ambasadorët më të mirë të vendit, i bëri thirrje publike kryeministrit që kompanitë e basteve të legalizohen sërish, pasi ato po funksionojnë por në errësirë.

“Kryeministri ka vendosur një standard që kampionë të tillë duhet të mirëpriten gjithmonë në këtë mënyrë. Zoti kryeministër kemi nisur një rrugë të përbashkët duke bërë ligje të mira në parlament. Sportistët shqiptarë nuk marrin më rrugën e emigrimit për flamuj të tjerë. Luiza është anëtare e Forcave të Armatosura, duhet ta falënderojmë ministri Peleshi për ndihmë. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, ne qeverinë e duam partner. Këto ditë kam parë mediokritete të ndryshme”, kështu u shpreh Fidel Ylli, ndërsa shtoi: “Nxirri nga errësira kompanitë e basteve që po gëlojnë”. 

Lexo më tej: Presidenti i KOKSH: Sporti s’kërkon lëmoshë, qeveria të jetë partnere 



34 Comments

  1. qenkan leshuar Cendrifugsit me 15 emra, timi, tana, toni, tani….

    O te shekrdhefte macja e Fiedlit mjekren o cendrifuga!

  2. Luiza na beri krenar duke dale e para per gara 3000 m me pengesa shume e shume te rinj te tjere mund tja arrijne ne sporte te tjera , forca djem e vajza tregojini botes se cfare jane te afte te bejne shqiptaret , urime Luiza

  3. Kompanite e basteve po te din ti kontrollojne sic duhen jan dicka goxha fitimprurese dhe ne mbeshteje te sporteve

  4. Ka shum njerez qe jane te varur nga kto lojra fati por ne qofte se kontrollohen dhe menaxhohen sic duhet do ishte nje gje e mir per tu hapur

  5. Pse jo mos hapen pasi jane mbeshtjetje e madhe per sportet kur menaxhohen ne menyren e duhur dhe jo duke e bastarduar

  6. Edhe po te hapen perseri sdo ishte keq sepse eshte dicka per te miren e vendit pra mendoj se e ndihmon vendin te zhvillohet akoma e me shume ekonomikisht

  7. sikur portalet te nxjerrin lajmet ashtu sic jan do ishim te gjith shume te lumtur dhe me pak te acaruar si popull. e ndoqa liven dhe fideli tha se kompanite e basteve jan kudo e mira eshte qe fitimet ti ivestojne ne menyren e duhur e nje nder to eshte sporti

  8. mendoj se me investimin ne menyren e duhur te fitimit pse jo te ket dhe kompani te tilla, e kur them investim i duhur e kam fjalen per hapjen e hapsirave te reja sportive apo ndertimi i parqeve e hapsirave te ndryshme gjithperfshirese

  9. fideli donte te percillte mesazhin se sporti eshte me te vertet i rendesishem per nje vend e gjithashtu qe te motivonte te rinjt te merreshin me sport. ai kerkoi ndertimin e hapesirave te reja sportive dhe mendoi si menyre te mire qe te investojne keto kompani per ndertimin e tyre

  10. Nuk mendoj se eshte dicka qe lidhet ne menyre direkte me sportin por le te themi qe qeveria e mendon me mire se ne

  11. Ky ka qen nje nga vendimet me te mira te mara nga qeveria dhe besoj se do ishte mire qe te hapen prap pasi shume veta abuzojn me to

  12. po ku kane pasur me perpara goje te flasin robt , i vriste saliu tani dalin e thon ate qe eshte sepse shteti eshte okej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *