• |
ide | kryesore

Korçë, i burgosuri tenton t’i japë fund jettës me çarçafin e qelisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i burgosur ka tentuar t’i japë fund jetës, duke bërë çarçafin si litar për tu varur. Ka qenë një punonjës policie që e ka pikasur të burgosurin Ymer Jupi, i cili sipas informacioneve ka qenë në dhomën e izolimit.

Dyshohet se 40 vjeçari vuan nga shëndeti mendor, ndërsa burime konfirmojnë se ai është dënuar për veprën penale të “vrasje e mbetur në tentativë”, ndërkohë që ka qenë i dënuar edhe për trafik të lëndëve narkotike.

I burgosuri ka marrë mjekimin pranë spitalit të burgut, ndërsa ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Nuk dihen shkaqet që e shtynë 40 vjeçarin drejt këtij akti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *