• |
ide | kryesore

Megan Thee Stallion, në betejë ligjore me shtëpinë e saj diskografike

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Thee Stallion po kërkon 1 milion dollarë nga shtëpia diskografike, 1501 Certified Entertainment në një gjykatë Harris County, Texas.

Në dokumentet gjyqësore të marra nga PEOPLE, avokatët e fitueses së çmimit Grammy kërkuan 1 milion dollarë  nga shtëpia diskografike pasi pretenduan se dy albumet e saj të fundit Something for Thee Hotties dhe Traumazine përmbushnin kërkesat e kontratës së saj, të cilën ajo e quajti “të padrejta”.

“Gjatë dy 2 viteve të fundit,Megan  Pete dhe 1501 kanë patur mosmarrëveshje me njëri-tjetrin në lidhje me marrëveshjen e regjistrimit të Pete, duke përfshirë padrejtësitë ndaj artistes në lidhje me lëshimin e muzikës së saj. ”, thuhet në ankesë.

“Të dy kanë mundur të zgjidhin disa nga mosmarrëveshjet përmes lëshimit të masave të shumta të ndalimit të përkohshëm ndaj të pandehurve nga kjo gjykatë”, shtuan avokatët. “Por një mosmarrëveshje e re ka lindur që kërkon ndihmë të mëtejshme nga Gjykata.”

Dokumenti pretendon se labeli diskografik argumentoi se Something for Thee Hotties nuk plotësonte përkufizimin e një “albumi” .

“Ky argumentim i labelit ,muaj pas publikimit të albumit, është padyshim një mashtrim në një përpjekje për të përfituar më tej nga Pete”, vazhdoi ankesa.

Steven M. Zager, partner në King & Spalding LLP dhe avokat për 1501, deklaroi PEOPLE se ”  ajo na ka borxh një album më shumë, të paktën.”

Ai pohon për PEOPLE se Something for Thee Hotties nuk i plotësonte kriteret e tyre për një album, pasi përmbante materiale arkivore , si dhe u publikua shumë shpejt që nga albumi i saj i mëparshëm debutues i 2020 Good News.

Megan më parë ngriti një padi kundër 1501 në 2020, duke pretenduar se shtëpia diskografike po e pengonte atë të lëshonte muzikë të re pasi u përpoq të rinegocionte kontratën e saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *