• |
ide | kryesore

Në Botëror luajmë kundër Italisë. Presidenti i FIGC zbulon: “Një nga dy miqësoret në Tiranë me Shqipërinë”

-Instant, Sport



Kundër Italisë, gjatë kohës së Botërorit. Një miqësore luksi është njoftuar nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) Gabriele Gravina, që ka thirrur në cështje kuqezinjtë e Edoardo Rejas. Në një periudhë qetësie të pazakontë në fundin e vjeshtës, për shkak të turneut të paprecedentë të Katarit, Azzurri do të zbresin në fushë kundër Shqipërisë, që do ta luajnë bashkë ‘Botërorin’ e tyre.

Italia nuk është kualifikuar për në kampionatin Botëror dhe ndalesën e kampionateve kombëtare për turneun e Katarit, skuadra e Roberto Mancinit ka ndërmend ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë të mundshme, si ka bërë të ditur Gravina: “Është parashikuar për Kombëtaren projekti për një grumbullim 10 ditor. E për këtë falenderoj Legan e Serie A që kanë pranuar të vënë në dispozicion lojtarët për ato 10 ditë para inaugurimit të Botërorit. Mancini do të ketë në dispozicion shumë të rinj për të vënë në fushë skuadrën më të mirë të mundshme e për të nisur një fazë të re përgatitjesh. Janë parashikuar në këto 10 ditë edhe dy miqësore”.

Duke qenë se Shqipëria do të vijë në atë periudhë pas impenjimeve të Nations League në shtator, transfertës së Izraelit në 24 dhe ndeshjes në Arenën Kombëtare tre ditë më pas kundër Islandës, miqësorja me kuqezinjtë shihet si test i rëndësishëm për Italinë. “Do të kemi një mbledhje teknike për të kuptuar dëshirën e stafit tonë teknik. Me shumë mundësi një miqësore do të jetë ajo në Tiranë me Shqipërinë. Pastaj mund të bëhet një lloj mini-grumbullimi përgatitor në vendet e Arabisë Saudite ose do të vazhdojmë përgatitjen tonë këtu në Itali”, saktësoi Gravina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *