• |
ide | kryesore

Në Manchester festojnë, Rio Ferdinand i thotë jo Casemiros: “Ekonomikisht vlera e tij e rishitjes është nul”

-Instant, Sport



Fitorja e parë në Premier League në këtë sezon për Manchester United, që ndaj Liverpoolit, në ndeshjen e madhe të Old Trafford, gjeti tre pikët pas dy humbjeve radhazi. Suksesi mbërriti para nënshkrimit të ri Casemiro i ardhur nga Real Madrid për një shumë tepër të lartë prej mbi 70 milionë euro.

Pikërisht për operacionin që ka të bëjë me lojtarin brazilian, Rio Ferdinand, ish-mbrojtësi dhe legjenda e Djajve të Kuq, ka qenë shumë kritik. Ish-qendërmbrojtësi anglez, në fakt, nuk është shumë i bindur për leverdinë e marrëveshjes. Jo aq nga pikëpamja teknike për aktualitetin, se sa për të ardhmen.

Duke folur në podcast-in e tij në Vibe of Five, Rio Ferdinand ka analizuar: “Unë mendoj se do të jetë shumë e vështirë për një futbollist 30-vjeçar të vijë në një klub në këtë gjendje, të motivohet, të rifillojë nga e para. 30-vjeçarët nuk janë një shqetësim aktual, por mendoj se nga pikëpamja ekonomike vlera e tij e ardhshme e rishitjes është zero. Mes çmimit (rreth 72 milionë euro plus 13 bonus, ed) dhe faktit të të qenit një nga lojtarët më të paguar në skuadër, shifra do të jetë afër 100 milionë euro. Nëse klubi përfiton në këtë situatë, do të ketë qenë një fat i madh”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *