• |
ide | kryesore

Pas incidentit në Oscars, Will Smith rikthehet në rrjetet sociale

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori, Will Smith është rikthyer në rrjetet sociale pas incidentit me komedianin Chris Rock në Oscars 2022.

Të premten, aktori bëri paraqitjen e tij të parë në Instagram duke postuar një video humoristike me një gorrillë.

“Unë po përpiqem të rikthehem në rrjetet sociale”, ka shkruar Smith në videon e ndarë.

Fansat e tij shprehën mbështetjen e tyre për kthimin e aktorit.“Do të të mirëpresim përsëri o njeri! Na ke munguar! Të gjithë kalojnë sfida. Ju jeni njerëzor, ashtu si ne të tjerët!” ka shkruar një fans.

Një tjetër komentoi: “Ne të gjithë bëjmë gabime. Kthehu vëlla.”

“Bota ka nevojë për praninë tuaj dhe jo për përsosmërinë tuaj,” shtoi një përdorues.

 

Para postimit, Will publikoi në lloagrinë e tij në Youtube ku adresonte incidentin me Rock.

Në klip, ai iu përgjigj disa pyetjeve të fansave rreth ngjarjes dhe tregoi se kishte kontaktuar komedianin, por ai nuk ishte gati të fliste.

“Kam kontaktuar me Chris dhe më thanë ai nuk është gati të flasë dhe kur të jetë, ai do të kontaktojë,” u shpreh ai. “KChris, të kërkoj falje. Sjellja ime ishte e papranueshme.”

Aktoi i “Princi i freskët i Bel-Air” gjithashtyu dha dorëheqjen nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit dhe u ndalua nga aktivitetet e saj për 10 vitet e ardhshme./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *