• |
ide | kryesore

Përdori fjalën ‘gay’ si fyerje, gjobitet portieri i Lucernës: Muller rrezikoi edhe pezullimin

-Instant, Sport



Kaos në radhët e Lucernës: portieri Marius Muller dyshohet se ka përdorur fjalën “gay” në një kuptim përçmues gjatë një interviste të dhënë pas ndeshjes. 29-vjeçari me kombësi gjermane kishte kritikuar paraqitjen e shokëve të skuadrës pas humbjes së rëndë 4-1 ndaj St. Gallen. Pas një hetimi, Liga Zvicerane e Futbollit vendosi të gjobisë lojtarin e Lucernës me rreth 2000 dollarë, por nuk e pezulloi atë.

Në fakt, fjalët e portierit u konsideruan të pamatura por jo homofobike nga gjykata e ligës. Liga thotë se deklarata e Muller nuk synonte një lojtar, arbitër apo spektator në stadium, por “shprehte zhgënjim” për punën mbrojtëse të ekipit të tij. Lojtari dhe përfaqësuesit ligjorë të tij, në fund, postuan në rrjetet e tyre sociale një mesazh ndjese për atë që ndodhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *