• |
ide | kryesore

Qeveria shfryn skenarin e spiunazhit rus në Gramsh

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Notave triumfale për ndalimin e dy rusëve dhe një ukrainasi në uzinën e Gramshit, ia la vendin sot një qëndrim më i zbutur, gati në tërheqje i qeverisë. Ministrat e përshkruan më ftohtë ngjarjen, që ende mbart shumë të panjohura.

Skenari, sipas të cilit agjentura ruse ishte angazhuar për të nxjerrë të dhëna nga uzina e Gramshit, u përmend me rezerva nga ministrat Bledi Çuçi dhe Niko Peleshi. Të dy i lanë më shumë hapësirë teorisë tjetër, se të arrestuarit mund të ishin edhe thjesht të apasionuar pas fotografisë, ndërsa i mëshuan faktit se uzina e Gramshit ishte një objekt, ku ka mbetur veç llaç e tulla.

“Ka turistë aventurierë që e kanë si synim fotografimin e objekteve me karakter të veçantë që ishin pjesë e një industrie të luftës së ftohtë, ndaj do hetojmë deri në fund për të hetuar çdo pozicion të gjithkujt në këtë ngjarje. Deri tani nuk ka vend për spekulime”, u shpreh Çuçi.

“Nuk përbën cënim të Sigurisë Kombëtare por kemi të bëjmë me një thyerje të rregullores. Kemi ushtrim dhune ndaj dy oficerëve në detyrë. Ne kemi më shumë se 1 mijë prona jashtë planit të përhapjes, që janë llaç e tulla në fakt” tha Peleshi.

Në konferencë me gazetarët, të dy ministrat tentuan ta shfryjnë ngjarjen që prej dy ditësh kap titujt kryesorë në media. Në fakt ishte vetë kryeministri Rama, që konfirmoi i pari dyshimet për spiunazh rus të tre të arrestuarve, ndërsa shprehte krenarinë për ushtarët që ishin përballur me njërin prej tyre.

Për tre të akuzuarit rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, por nga deklaratat e ministrave Çuçi dhe Peleshi u tha qartë se në Uzinën e Gramshit nuk ka asnjë sekret shtetëror.

“Objekti është i deklasifikuar, nuk përbën sekret shtetëror, ne po hetojmë qëllimin e këtyre personave”– deklaroi Çuçi duke shfajësuar të arrestuarit.

Ambasada ruse sqaroi sot se nuk ka marrë informacion nga autoritetet zyrtare shqiptare lidhur me ndalimin e shtetasve rusë të dyshuar për infiltrim. “Misioni diplomatik informohet për incidentin e ndodhur vetëm nga mediat”, thuhet në reagim.

Ambasada nënvizon se i ka dërguar një notë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë me kërkesën “për të vënë në dijeni misionin diplomatik rus, në mënyrën e përcaktuar, për identitetin e të ndaluarve, vendndodhjen e tyre aktuale, thelbin e akuzave të ngritura, veprimet e mëtejshme procesuale ndaj tyre, si edhe mundësinë e organizimit të një takimi të përfaqësuesit të Degës Konsullore të Ambasadës me shtetasit rusë të ndaluar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pati një takim sot me Ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin. Ky i fundit është shprehur në takim se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”.

Vulin tha po ashtu se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, “nuk harron shekujt e vëllazërisë” me Rusinë dhe shprehu “mirënjohje të madhe” ndaj Moskës “që në mënyrë të vazhdueshme respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”.

Ndërkaq, kryediplomati rus, Sergei Lavrov tha se shteti i tij do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Serbisë për të ruajtur integritetin e saj territorial.

Dyshimet se në Gramsh u arrestuan agjentë rusë u pasuan me reagimin e menjëhershëm të opozitës, që kërkoi ashpërsimin e qëndrimit kundër Rusisë dhe ndalimin e shtetasve rusë në vendin tonë pa viza.

Kërkesa ishte artikuluar fillimisht nga presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenski i cili iu adresua parlamentit të Shqipërisë me një mesazh në muajin Prill.

Në fjalën e tij, Zelenski kërkoi nga Shqipëria të mos lejojë futjen e qytetarëve rusë pa viza.

“Ju nuk mund ta dini se kush mund të vijë te ju për të pushuar, mund të jetë një vrasës i Bucha-s ose xhelati i Mariupolit”, tha Zelensky në mesazhin për parlamentin shqiptar.

Dy ushtarët shqiptarë që u sulmuan me spray në uzinën e Gramshit tashmë kanë dalë nga spitali.  Të arrestuar janë 33-vjeçarja Svetlana Timofoeva, 23-vjeçari Mikhail Zorin dhe një ukrainas, Fiodor Mihailoviç.

Në dëshminë e tyre, ata kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti./Lapsi.al



18 Comments

  1. Ahahahahaha pacavure tip griselda..ku do futet grida botoxi dhe ai trolli ketu qe na shurdhonte me zbulusa spiune dhe komente me pagesa nga amb ruse.

    1. o kar mos fol deri nga dreka te degjojme ca thote Berisha. Jo per gje po rrezik te dduhet te thuash qe spiunat Ruse te nxitur nga cifti Rama-Vucic vune ne rrezik sigurine kombetare. Ndaj kari prit Berishen te flasi para se te shkruash se del idiot jo per gje

  2. Lapsi lat nam me këto broçkulla me spiunë rusë! Vëmendja e njerëzve është një pasuri shumë e vyer për disa grupe antinjerëzore që kontrollojnë këtë botë, prandaj mos u bëni vegla të tyre me injorancën tuaj. Gjithashtu kjo që po bëni, tërheq vëmendjen e publikut vendas në çështje krejtësisht idiote dhe qesharake. Apo s’keni dhe dy artikuj me temë të njëjtë në ballinën e portalit!

    Merruni me mir me hallet dhe krimet e shumta që kemi,… Po vjen shtatori i protestave të opozitës apo jo ?! Ku janë artikujt për përgatitjen e opozitës për këtë gjë, çfar mund të ndodhi, kush tradhtar tjetër është në opozitë, sa kriminelë bredhin rrugëve,… sa do rriten çmimet në të ardhmen, kush e shkaktoi inflacionin, do besoni pallavrat e perëndimit dhe të Ramën që ja vënë fajin rusit ??!! … etj etj … Këtyre gjërave po, bëjani yzmetin!

  3. Dhe saga me armiq dhe spiunë të huaj vazhdon plot prej 76 vjetësh!!E filluan me Angloamerikane pastaj serbë,rus ,kinez në komunizëm.Gjate demokracisë partia bijë PS e filloi me agjentët e brendëshëm në PD!!! Dhe së fundi me blogera “spiunë”. Për çfarë? Për tymnaja.Per ti treguar popullit që në jemi vigjilentë dhe punojmë!!!”Shtet alabakesh të pa skrupullt.

  4. Ne pikun e krizes ekonomike, politike e sociale, mediave tona si gjithmone u hidhen ca kocka.

    Spiune te brendeshem e te jashtem, rreziqe e lufte jane nje furçë mavi per te mbuluar realitetin, cmimet e larta te naftes, te frutave e zarzavateve ne kulmin e stines ne favor te prodhimit vendas, te mungeses se qumeshtit, edhe pse Rama tha se jane shtuar lopet, te deshtimit te sezonit turistik, etj.

    Kjo ishte taktika edhe 40-50 vjet me pare, kur ushqimet me tollona mbuloheshin me armiq e spiune ne krye te politikes.

    Ky avaz i vjeter, i njohur dhe i neveritshem ka marre edhe ngjyra “moderne” e “artistike” . Veliaj me Dua Lipen dhe Rama me sportin, se ia dha shansin kampionia e harruar, Luiza, si gjithnje manipulojne cdo arritje personale te shqiptareve kudo ndodhen, per pak reklame e djallezisht per tu dukur kontribues, apo qeveritare te afte.

    Ne fakt shqiptareve po u ze frymen mashtrimi, genjeshtra dhe pa aftesia e qeverisjes fasade.

  5. hap TV, prapë ata, herë vetë, herë gruaja, dhëndri, djali, nusja, për të mos folur për pagatorët e tyre, që të duket se do t’i hedhin aty brenda tek dhoma e gjumit stërklat e pështymës, nga marrazi me të cilin i mbrojnë nga akuzat që i kanë sa një mal.

    Epo ditë e re, lajm i ri thuhet, por në fakt është i njëjti avaz, përditë e përditë.

    Dhe të mendosh që personazhet e kësaj marrëzie kolektive, janë llumi i llumit, që kanë vrarë, vjedhur, spiunuar, shantazhuar e bërë gjithfarë pisllëqesh hapur fare, madje edhe duke u krenuar nëpër banaqe televizive.

  6. Shikoni foton ,rrine si guak .
    Dy idiot ne miniature .
    Mungon dhe palloshi ne mes qe te marrin formen e duhur .

  7. Edhe Berisha spiun i ish- Sigurimit? Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit, përgjigja që i la pa fjalë

  8. Nuk kane faj Cucka e Paleshja se CentriFuga e Rames nxjerr skarcitete. U mbars mali e polli nje mi.

    1. Dita e perkujtimit te viktimave te totalitarizmit i gjen militantet e Berishes duke sulmuar cdo demokrat qe kerkon zbardhjen e te vertetave, me pretendimin se kjo po perdoret per arsye politike si instrument per te sulmuar Ilir Meten!

  9. Shumica e atyre që dje e ngrinin në qiell si mbretëreshë e Shqipërisë, sot i janë turrur sikur ka turpëruar Shqipërinë, pse u prit nga kryeministri i vendit. Mendoni sikur kryeministri i vendit mos ta kishte pritur fare. Atëherë epidemia e fyerjeve mbi të do ishte një kampion më vete në botë.Spiuni vogel shpellkar i salih metaj

    1. Në atë foto Berisha është ende nën dëshirat e tij që Ramiz Alia t’i falte qeverisjen e vendit.

      Ishte periudha e parë e rikthimit të riteve të besimit me rihapjen e objekteve të kulteve, të cilat për një pjesë të popullsisë, ajo e edukuan nën ateizëm, ngjanin si diçka ekzotike.

      Sot, pas 30 vitesh, Sali Berisha i është rikthyer faljeve nëpër teqe. Halli i non-gratës apo për të marrë pushtetin? Gjykojeni vetë!

  10. nuk do ia uroja Ilir Metës këtë njollë, sepse nuk do doja ta shihja të ikur nga politika në këtë formë, por duke u mundur bindshëm në zgjedhje. Përbetimet e tij se do jetë edhe 25 vjet në politikë, tejkalojnë edhe vitet e funksionarëve të lartë komunistë që fundja 45 vjet qëndruan në politikë. Mjafton që ai e mendon këtë gjë, është për t’i vënë një vizë të madhe, sepse vetëm një i sëmurë pas pushtetit nuk ngopet me 32 vjet në politikë, por do t’i bëjë 57 të tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *