• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani zbardh takimin me Escobar: Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive në procesin e dialogut

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidentja Vjosa Osmani, ka zbardhur takimin me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Osmani thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Teksa ka ndarë foto me Escobar, Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës janë në komuniko me partnerët ndërkombëtar.

Postimi i plotë

Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike. Partnetiteti ynë me SHBA-të vazhdon të jetë qenësor.



1 Comment

  1. Me duket se presioni po i behet Kosoves per te bere leshime.Shmangia e Kurtit nga Escobar e tregon kete.Ne shqiptaret kemi nje shprehje:Me mire m…se i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *