• |
ide | kryesore

Behiratche nuk e bind Shehin: Tirana ka 7 ditë për të gjetur një qendërmbrojtës

-Instant, Sport



Nëse vëmendja është përqendruar te sulmi, pas largimit të Seferit, thembra e vërtetë e Akilit për kampionët në fuqi është mbrojtja. Tirana nuk ka fituar asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon, nga pesë takime të luajtura dhe fondamentale për këtë është edhe fakti se bardheblutë kanë pësuar të paktën një gol në cdo 90 minuta të luajtura. Tetë herë e kanë nxjerrë Bekaj topin nga rrjeta me mbrojtjen që nuk arrin të mbajë portën të paprekur në asnjë takim.

Kampionati ka nisur, por barazimi me Kukësin në debutim nuk ka bërë asgjë tjetër përvecse ka konfirmuar problemet e shfaqura që në sfidat europiane për Tiranën. Sigurisht humbasin 11 e fitojnë po aq, por ky detaj vlen të tregojë se dicka në prapavijë duhet rregulluar dhe kërkesa e Shehit në merkato është saktësuar në këtë pozicion: një qendërmbrojtës. E jo një alternativë, por një zgjedhje e parë për të luajtur në krah të Najdovskit, sepse Behiratche nuk jep garancitë taktike që kërkon tekniku bardheblu. Lojtari ka patur rritje vërtetë, që kur ka mbërritur dy vjet më parë në kryeqytet, por humbet shpesh pozicionin, edhe pse në markim një kundër një është i fortë.

Jo rastësisht Tirana ka qenë në kërkim të një qendrori që në nisje të merkatos, përpara se të luante në Europë, duke kërkuar emra të rëndësishëm, por që për një apo dy arsye kanë dështuar të vishen bardheblu. Tani, drejtuesit e klubit e kanë kërkesën zyrtare të Shehit ende mbi tavolinë dhe kanë 7 ditë kohë për ta plotësuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *