• |
ide | kryesore

Detajet/ Agjenti i Policisë e shoqëroi Ervis Martinajn në një hotel në Durrës, bashkë me të edhe një vajzë misterioze

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ora News zbulon detajet që çuan në arrestimin e agjentit të forcave special operacionale Jeton Lami mbrëmjen e 23 gushtit 2022.

Jeton Lami eshte zbuluar nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të një hoteli ne Durres, ku ka qenë në shoqërinë e Ervis Martinaj.

Lami është filmuar nga kamerat, dhe ka dalë gjatë verifikimeve që po kryen policia e Lezhës dhe Laçit për zhdukjen e biznesmenit.

Lami dallohet qartë që e ka shoqëruar me makinë më datën 7 gusht 2022.

Burimet bëjnë me dije se policia disponon pamjet filmike Martinaj dhe Lami dallohen se bashku.

Martinaj është larguar nga hoteli duke lënë të vetem ndihmes/specialistin e operacionales Jeton Lami.

Pas kesaj dite ai ka humbur kontaktet dhe nuk dihet se ku ndodhet. Kontaktet me Ervis Martinaj kanë humbur në daten 8 gusht 2022.

Gjatë hetimit të nisur pas denoncimit të xhaxhait të tij për zhdukjen e Ervis Martinaj, hetuesit kanë siguruar pamje të kamerave filmike, ku Martinaj shfaqej edhe në shoqërinë e një vajze, bashkë me efektivin e Operacionales.

Bëhet me dije se pamjet janë marrë nga kamera sigurie në qytetin e Durrësit, por dhe në Tiranë, ku Martinaj, vajza në fjalë dhe oficeri Lame shihen në të njëtin ambient./ Ora



4 Comments

  1. Në kohën kur Saimir Tahiri u hetua nga Llalla, në televizionet e Tiranës ishte përnatë njeriu që kishte publikuar në media, pjesën e madhe të materialit që u kthye në dosje hetimore.

    Sot, askush nuk thërret nëpër studio as Halit Valterin, i cili ka dorëzuar dosjen në SPAK, Halit Valterin, e as gazetarin që ka trajtuar me detaje këtë dosje, Adriatik Doçi, por bëjnë lidhje nga Parisi me gazetarin që tha do të ketë proces kundër SHBA në kryeqytetin francez, por që nuk ndodhi kurrë.

  2. Policia e suksesshme e yurikimsave dhe cendrifugsave – kurdohere ne bashkepunim me krimin!

    Rrofte shoku Valter Haliti!

  3. Policia qe duam e Edvin Kellires eshte verem nje nga kembet e oktapodit te krimit dhe korrupsionit te ridhjerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *