• |
ide | kryesore

FOTO/ “Giovanni, jo, të lutem, ndihmë”: futbollisti vrau me çekan ish-të dashurën 30 vjet më të madhe

-Instant, Sport



E vrau me goditje çekani. Të martën në mbrëmje, në periferi të Bolonjës, Alessandra Matteuzzi, 57 vjeçare, u godit disa herë me çekan para shtëpisë së saj nga ish-partneri, 27-vjeçari Giovanni Padovani, model dhe futbollist, tashmë në paraburgim me akuzën e vrasjes së rëndë.

Pasojat helmuese të një marrëdhënieje që ka përfunduar, një denoncim i paraqitur në të kaluarën nga viktima për stalkerizëm dhe tani tragjedia. Padovani, me origjinë nga Senigallia, e ka pritur gruan poshtë shtëpisë dhe pas një sherri e ka goditur. Në orën 21.30, kur kanë mbërritur makinat e policisë, gruaja ka qenë e shtrirë në tokë, e plagosur në kokë dhe në gjendje të pavetëdijshme. E transportuar në spital, ajo ndërroi jetë pak kohë më pas. Viktima në momentin e sulmit ishte në telefon me motrën e saj, që ka rrëfyer: “Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtasë: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Unë isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët të cilët mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e ka masakruar me goditje”, tha gruaja e përlotur.

27-vjeçari i arrestuar për vrasje kishte mbërritur në Bolonja me avion nga Siçilia. Lojtari, i cili ndër vite ka luajtur në skuadra të ndryshme duke përfshirë Foligno, Troina dhe Giarre, për momentin luante si qendërmbrojtës me Sancataldese, ku ende shfaqet mes anëtarëve të ekipit me qendër në San Cataldo dhe që luan në Serie D. “Pasi u largua nga kampi stërvitor të shtunën pa thënë asgjë dhe të dielën nuk u bë i gjallë, të hënën ne u përpoqëm ta kontaktonim – zbulon Salvatore Pirrello, avokati i klubit sicilian. Më pas na telefonoi pasdite: i thamë që nuk kishte nevojë të kthehej dhe se duhej të kërkonte një ekip tjetër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *