• |
ide | kryesore

Jetëgjatësia në SHBA u zvogëlua me dy vjet më 2020

-Instant, Arkiva, Planet

Jetëgjatësia në Shtetet e Bashkuara është zvogëluar për dy vjet më 2020 – kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbidozës me drogë, sipas Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).


Sipas këtij institucioni, në të dhënat e reja janë përfshirë vdekjet në gjithë territorin amerikan më 2020. Rezultatet nga viti 2019 dhe 2020, kanë treguar se jetëgjatësia në SHBA është zvogëluar nga 0.2 në tri vjet.


Në përgjithësi, jetëgjatësia në SHBA më 2020 ka qenë 77 vjet – rënie për 1.8 vjet nga viti 2019. Shtetet që kanë përjetuar rënien më të madhe janë në kufi me Meksikën – Arizona, Nju Meksiko, Teksasi, por edhe Luiziana, Misisipi, Illinoisi, Njo Jorku, Nju Xhersi dhe Uashingtoni.

Rënia më e vogël është regjistruar në Minesota, Oregon, Ajdaho, Utah, Alaska dhe Havaji. Sipas CDC-së, ky rezultat është nxitur sidomos nga pandemia e koronavirusit, por edhe mbidoza me droga. Në raport është analizuar edhe sesi janë prekur gjinitë nga këto situata.

Sipas të dhënave, jetëgjatësia është më e lartë te gratë në gjithë SHBA-në. Gratë besohet se jetojnë mesatarisht 5.7 vjet më shumë sesa burrat në këtë shtet. Për koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës.Organizata Botërore e Shëndetësisë e pati shpallur koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020. Deri më tani janë regjistruar mbi 6 milionë njerëz të vdekur me këtë virus./rel


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.