• |
ide | kryesore

“Majmun i m**it” ndaj kundërshtarit, 10 javë pezullim: por për gjykatën nuk është racist

-Instant, Sport



Skualifikimi është i rëndë: 10 javë. Gjoba për ekipin e lehtë: 250 euro. Fyerja është e pafalshme: “Majmun i m**it…”. Gjykimi i habitshëm: “Fyerja është raciste, ai që e ka bërë jo”. Ngjarja ndodhi në mars në Campobasso, pas ndeshjes së katergorisë së parë mes Sant’Angelo Limosano dhe Lokomotiv Riccia. Lamine Sow, një lojtar 20-vjeçar i këtyre të fundit, me origjinë nga Senegali, kishte raportuar, së bashku me disa nga shokët e tij të skuadrës, se kishte marrë fyerje raciste nga një kundërshtar që e kishte quajtur “Majmun i m**it”. Pas gati 5 muajsh erdhi edhe vendimi.

Sipas anëtarëve të Gjykatës Sportive, shfaqet “një kuadër provues absolutisht i mjaftueshëm për pranimin e përgjegjësisë së zotit Zullo Michele”. Më pas, në raport specifikohet: “Edhe pse e konsiderojmë sjelljen e të akuzuarit të qortueshme dhe shumë të rëndë, duke patur parasysh shprehjen e përdorur me përmbajtje raciste, ajo është thënë si një reagim ndaj një ndërhyrjeje në lojë të cilësuar si faull dhe kështu lojtari i akuzuar nuk mund të etiketohet absolutisht racist, në mungesë të provave për këtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *