• |
ide | kryesore

Paralajmërimi britanik: Putin do tentojë të nxisë më shumë konflikt në Ballkan!

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Sa më shumë thellohen telashet e tij në Ukrainë, aq më shumë Vladimir Putin do të shtojë përpjekjet për të përçarë Perëndimin. Në komentin e tij për Sky News, që më shumë i ngjasonte një paralajmërimi, ish-ambasadori britanik në Rusi, Sir Roderic Lyne e tërhoqi vëmendjen në mënyrë të veçantë tek rajoni i Ballkanit.

“Unë mendoj se ai do të përpiqet të inkurajojë më shumë konflikt në Ballkan. Them se do t`i shohim rusët të bëhen edhe më aktivë në lindje dhe në Afrikën veriore”, u shpreh Roderic Lyne, ish ambasador britanik në Rusi.

Ambasadori përcolli bindjen e tij se në një moment te caktuar, lideri rus mund të ofrojë një lloj armëpushimi në këmbim të njohjes së aneksimit të katër provincave perëndimore të Ukrainës. Mendoj se ai do të përdorë një sërë taktikash pasi situata në terren në Ukrainë po bëhet gjithmonë e më e vështirë për trupat e tij, shtone Lyne.

Ndërkohë, planet ruse për Ballkanin vazhdojnë me në fokus minimin e mbështetjes politike të vendeve të rajonit për BE-në, dhe me përpjekjet për t`i kthyer në mbështetës të Moskës. Duke e mbajtur rajonin në dhomën e pritjes që prej 2003-shit, Brukseli e ka tkurrur ndjeshëm influencën e tij.

Bashkimi Europian nuk duhet të harrojë thonë ekspertët, se i nevojiten këta aleatë për të luftuar sfidat e mëdha të sigurisë. Përndryshe, do të lërë pas një Ballkan gjithnjë e më të përçarë, ku Rusia ka kultivuar grupe nacionaliste dhe përdor dezinformimin për të minuar narrativat pro-demokracisë./ TCH



6 Comments

  1. Nuk e kuptoj ku është interesi këtu? Putini nuk po zgjidh atë që kërkon në Ukrainë e do nxisi konflikt në Ballkan!!!Ore Rusia tregoi që është shtet i kalbur.Pastaj ka një botë të tërë kundra.Plus që kanë filluar problemet brënda.E vranë vajzën e ideologut të Putin.Sabotazhe për ditë.Nuk besoj se i intereson shumë Ballkani ku të gjitha shtetet veç Serbisë janë pro perëndimore.Ka hapi konflikt Sërbia, ku vejë?Fundi i dihet.Keta anglezët e thonë dhe për tërheqje vëmendje por dhe ata nuk e besojnë një gjë të tillë.

    1. Mos po e nxisin konfliktin keta Britaniket , se keta per sherre jane ekspert .
      Anglezet jane duke e luajtur lojen ne Ballkan , qe Ballkani perendimor , te mbetet jashte Europe .
      Do e krijojn nje Jugosllavi te re ( Open Ballkan ) .

  2. Këta janë të pjerdhur fare skanë asnjë fuqi, marrin lekë hua tek amerika kur bëjnë pordhë

    Vari karin janë , kanë rënë nga fiku

  3. Rremujat do ti beni ju dhe do tja faturoni Putinit.Skeme e ngjashme me ate te Trump ne amerike ku sipas Hillary shtriges kishte “nderhyrje” te ruseve. Pas cdo sjandali qe del mbrohen me teorine qe eshte dizinformim rus bile po ngrejne dhe njesi prane qeverive per ta ” luftuar” kete dizinformim njesoj si Enver Hoxha dikur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *