• |
ide | kryesore

Reagon Berisha: Rama ka shndërruar SPAK-un e partisë në aneks të zyrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se Rama është i pashpresë.

“Këto javët e fundit, i tmerruar nga fati i afërt që e pret për vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, gjykimi dhe ndëshkimi popullor për vjedhjet e mëdha me aferat e djegësve, portit të Durrësit, Butrinit me prokurimet sekrete, PPP, bordet e çmimeve stratosferike dhe aferat e tjera që mbajnë firmën e tij, Edi Rama ka shkrirë në një të vetëm Shërbimin Informativ, Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, SPAK-un e partisë dhe i ka shndërruar në aneks të zyrës së tij.

Me qëllimin e vetëm fabrikimin, falsifikimin, manipulimin e paskrupullt të pseudo-fakteve, pseudo-dokumenteve për kundërshtarët politikë, në rastin konkret kundër kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto akte të shëmtuara të regjimit mafioz të Edi Ramës, të bazuar në dhunimin e votës së qytetarëve, vjedhjen e papërmbajtur te pasurive dhe fondeve publike, drogën dhe krimin, i them vasalit të Aleksandër Vuçiç-it se je i pashpresë dhe se, nuk ka manipulim, shpifje apo falsifikim as dhe ligj i votuar nga mazhoranca kallpe që do të shpëtojë ty nga ndëshkimi i rëndë popullor. Ti dhe shteti yt mafioz njëpartiak do të keni fundin e merituar!” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. I lumt. Ti ca halli ke.
    Kur e kishe ti drejtesin dhe tallje bythen, te pelqente?
    Tani e ka radhen ai te talli bythen.
    Hahahahaha
    Keshtu i do drut zotrote.
    Ti do ishe me i lumturi zotrote, qe ta kishte rama drejtesin ne dore. Se nuk do te bente asgje.
    Po ti o palaco njeri e di shume mire se drejtesin e drejtojnë ata qe ty ta shqyejn sumen. Dhe ta vun damken ne ball. Dhe atyre ke cu ben. Ky eshte halli jot i madh. Kjo ta ka heq trurin.

    1. GJIGANT, ti shiko punen, organizo dhe priju miletit, si i vetmi LIDER i besueshem dhe i vertete! Ne lidhje me ate qe ka shume gjenialitete te ndryshme, mos humb kohe fare se ai eshte i mbaruar, s’ka fare mbeshtetes, zero dhe mos harro se te gjitha te keqijat vijne prej tij, kujto vetem 01 Prillin 2013, KAQ!

  2. Me ke te merret me pare SPAK. Rama e kercenon per inceneratoret, ky me Berishen per punet e veta. Ishalla Po u qi ropt te treve

  3. Kete jane bere si relike te se shkuares. Mundohen me thonj te mbrojne krimet vjedhjet zaptimet dhe pronat e perfituara nga korrupsioni. Meta mund te jete sot nje nga njerezit me te pasur ne ballkan. Berisha po ashtu. Tani qe po vjen ora te japin llogari, jane bere si te cmendur. Do ndodh nje dite qe keta do paguajne.

  4. GJIGANT, ti shiko punen, organizo dhe priju miletit, si i vetmi LIDER i besueshem dhe i vertete! Ne lidhje me ate qe ka shume gjenialitete te ndryshme, mos humb kohe fare se ai eshte i mbaruar, s’ka fare mbeshtetes, zero dhe mos harro se te gjitha te keqijat vijne prej tij, kujto vetem 01 Prillin 2013, KAQ!

  5. Shqipëria ka pasur 165 mijë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit nga ’48-‘90 dhe rreth 33 mijë oficerë të Sigurimit të shtetit. Politika ka pasur brenda saj nga 31 marsi në ’91 deri sot plot spiunë të Sigurimit, në sallë të Kuvendit, të Presidentit, qeveri, në kryesi të Kuvendit e vazhdon e deri sot. Vetë politika ka qenë e pistë deri në grykë.spiuni salih kujton kohen e vet kur i kercenonte me jete per te bere ate qe donte klani mafioz Trusti i Geshtenjave

  6. Respekte!
    Krimet e saliut para krimeve te rames jane si miza para buallit.
    Borxhi publik ne kohe te sales rri si liliput para borxheve gjigande te rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *