• |
ide | kryesore

Shakira shfaqet në publik pas konfirmimit të romancës së Gerard Pique

-Instant, Paparazzi, Slider



Shakira është fotografuar së fundmi nga paparacët pasi ish-bashkëshorti i saj, Gerard Pique doli publikisht me partneren e tij të re.

Artistja u pa duke u përqafuar me  djemtë e saj Milan, nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë, gjatë një shëtitjeje në fundjavë, ndërsa disa orë më vonë u shfaqën pamjet  Gerard Pique duke u puthur me studenten e PR, Clara Chia Marti,

Ajo thuhet se është ‘shumë e zemëruar’ me vendimin e Gerard-it për të bërë publike lidhjen tre muaj pas ndarjes së tyre pasi thuhet se kanë bërë një pakt në të cilin ata nuk do të shfaqeshin me partnerët e tyre gjatë vitit të parë që nga ndarja.

Imazhet e tij me partneren u shfaqën në median spanjolle Socialite në festivalin Summerfest Cerdanya.

Clara mendohet se punon për Pique në kompaninë e tij Kosmos, në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun.

Një burim i tha The Sun: “Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të  duke organizuar evente.

“Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh”.

Sipas medias, Shakira dhe Gerard po përpiqen të mbeten miq për hir të fëmijëve të tyre, pavarësisht se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.

Njoftimi i ndarjes së tyre erdhi pasi u aludua se futbollisti e kishte tradhëtuar.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin’, u shpreh këngëtarja në një deklaratë.’/Lapsi.al

Family first: It's claimed the exes had a pact in which they would not appear in public with their partners during the first year since the breakup Sudden split: Spanish outlet El Periodico reported that the couple have been living separately after Pique was kicked out of the family home by the pop star

Long term love: The couple had been together since 2011, with the pair having met while filming the music video for her World Cup song Waka Waka the previous year



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *