• |
ide | kryesore

“Të rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës”, 2 rusët dhe ukrainasi erdhën me mision sekret në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Detaje nga dosja e prokurorisë së Elbasanit në lidhje me 2 rusët dhe ukrainasin e arrestuar në uzinën e armëve në Gramsh, janë zbardhur.  Një shtetas rus tentoi të hynte në uzinën ushtarake, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë me spry neuroparalizues, ndërsa dy të tjerë u arrestuan nga policia në tentativë për tu larguar me mjetin tip Chevrolet.

Svetlana Timofeeva , 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov akuzohen se janë rekrutuar nga Shërbimet e Inteligjencës dhe kanë ardhur në Shqipëri me misione të caktuara.

Nga pyetja e tyre deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar baza e arsyeshme e të dhënave që krijon dyshimin e bazuar në prova se kanë ardhur në Shqipëri me mision të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës ruse me detyra të përcaktuara.”- thuhet në dosje.

Po ashtu thuhet se në pajisjet e tyre të specializuara të fotografimit janë gjetur filmime dhe pamje të uzinës mekanike të Gramshit, por edhe të veprave të tjera që njihej si infrastrukturë kritike civile, siç janë burimet energjetike.

Këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, 3 të arrestuarit të cilët dyshohen dhe akuzohen për ‘Spiunazh’ do të dalin para gjykatës së Elbasanit, ku do njihen me masën e sigurisë.

Ndërkohë prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për ta.



9 Comments

  1. Problemi eshte se ketu kane geluar dhe gelojne sherbimet sekrete aq sa kam pershtypjen se ka edhe kafshe qe spiunojne ato pak asete qe ky shtet ka akoma(kafsheve u instalohen kamera e mikrofona, nese habiteni; kujtoni delfinet, etj.)

    Madje Ambasada Afgane me seli te rruga e Pakistanit nuk na ka thene akoma nese ka qene sulm terrorist i sherbimeve sekrete SHPERTHIMI I GERDECIT, VETEM 1 VIT PARA SE SHQIPERIA TE ANETARESOHEJ ME TE DREJTA TE PLOTA NE NATO????

    1. haha jo jo per ate ka pergjegjesi koke e kembe cuni Berishes, per me tall tamam trapin ka bere dhe 1 fabrike boronicash

  2. Kur e lexon kete lajmin e lapsit te krijohet pershtypja qe lapsi e paska vendosur qe ata jane spiune.
    Kot lodhe prokuroria. E paska vendosur Bushati dhe Shkurdhaku kete pune.
    Qe ne fillim te kesaj historie keta te lapsit i bene nja 9 shkrime ku clironjne imagjinaten e tyre. Me e forta ishte se ne nje shkrim kundershtoheshin ato qe ishin shkruar nja 3 ore me pare.
    Mjere lexuesit shqiptare cfare lexojne.

      1. Geci Lapsi duhet te ndjeki linjen Berishiste, pra qe ata nuk jan spiune e qe spiun eshte Rama. Po lapsi ka dal nga “vija e partise” e ben vaki dhe Shkullakut i shembet vila qe ka ne Dhermi nqs nuk ndryshon qendrim.

  3. Quajini Poliagjenture me mire. Aman po ndonje radio nga ato qe marin e japin infirmacion me ambasaden gjetet?
    Keni eksperience 50vjecare per te tilla karlleqe.

  4. Ore mirë organet po i quajnë spiunë të rekrutuar por problemi është sa thonë jo.Apo vazhdon saga me spiunë si këtu e 75 vjet.Po ndonjë spiun i brendshëm nuk na doli? Dhe këtu disa që shkruajnë në vend që t’a shohin seriozisht propagandën neokumuniste të Ramës me antishqiptarizmin e tij meren me Berishën.Truthare njerëz!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *