• |
ide | kryesore

Video/ Goli i pabesueshëm i Coronel: shënon nga 70 metra, futet direkt në garën për Puskas Award

-Instant, Sport, Video



Sezoni i futbollit në Evropë filloi rreth një muaj më parë, por në Amerikën e Jugut tashmë ka arritur pothuajse në gjysmë të rrugës. Në Argjentinë, pas 15 javësh në Primera Divisiòn, Atlètico Tucuman është në krye të renditjes, me 3 pikë avantazh ndaj Gimnasia La Platas. E në fitoren 4-0 të së martës kundër Barracas Central kishte vend edhe për një gol të pabesueshëm prej 70 metrash, i katërti dhe i fundit i mbrëmjes, i shënuar nga Mateo Coronel në fundin e lojës. Një gol që kandidohet seriozisht për çmimin Puskas…

Mateo Coronel është 23 vjeç, luan si playmaker, i huazuar te Atlètico Tucuman nga Argentinos Jrs. Tashmë ai ka hyrë fuqishëm në garën për çmimin e lakmuar Puskas, çmim që i jepet golit më të mirë të vitit. Në fakt, në ndeshjen mes skuadrës së tij dhe Barracas Central, mesfushori sulmues shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga rreth 70 metra, duke e kaluar në ekstazë publikun. Ishin minutat shtesë të ndeshjes, kur pas një goditjeje këndi për miqtë, topi mbërriti në këmbët e 24 vjecarit, që ndaloi topin dhe pa u menduar dy herë goditi duke e cuar topin në rrjetën e portierit kundërshtar që kishte dalë nga zona.

Me portierin e Barracas fajtor që kishte lënë portën, përpjekja e guximshme e Coronel u kthye në një gol të bujshëm, me topin që kërceu një metër nga vija e portës përpara se të rrëshqiste praktikisht nën kryqëzimin e shtyllave. Një gol, video e të cilit bëri me shpejtësi xhiron e rrjeteve sociale, duke u bërë virale sa hap e mbyll sytë. Qindra tifozë nga e gjithë bota e kanë nominuar atë për çmimin Puskas, duke kërkuar që ajo silurë nga 70 metra të merret në konsideratë për çmimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *