• |
ide | kryesore

Zhaku bëhet nënë për herë të parë, publikon foton e djalit

-Instant, F1, Paparazzi



Inida Gjata( Zhaku), është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë artistja përmes rrjetit social,Instagram ku ka publikuar një foto të saj duke mbajtur djalin.

Përsa i përket emrit, gjatë një interviste të dhënë për “Wake Up”,ajo  zbuloi se së bashku me partnerin Christan kanë vendosur ta quajnë Amon.

“Christiani e ka një vajzë dhe e donte cun. Edhe unë cun e doja se me cunat më ka ecur më mirë muhabeti. Emrin e kemi menduar dhe do ia vendosim Amon. Emër i vjetër hebre i një mbreti dhe më pëlqen sepse tingëllon shumë bukur. Është shumë i thjeshtë”, u shpreh Zhaku./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *