• |
ide | kryesore

Bashkëshortja e Kobe Bryant fiton gjyqin për shkeljen e privatësisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Vanessa Bryant dhe bashkë-paditësi i saj, Chris Chester, janë vlerësuar së bashku me 31 milionë dollarë nga një juri në Los Angeles.

Vendimi përfundimtar u arrit të mërkurën  me jurinë që zbuloi se Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit (LASD) dhe Departamenti i Zjarrfikësve (LAFD) shpërndanë foto të trupave të të dashurve të Bryant dhe Chris duke mos respektuar privatësinë e tyre dhe shkaktuan shqetësim emocional.

Juria urdhëroi LASD-në t’i paguante Vanessa-s 10 milionë dollarë dhe Chris-it 9 milionë dollarë. Ndërsa LAFD është urdhëruar t’i paguajë dyshes 6 milionë dollarë secili.

Vendimi erdhi rastësisht në Ditën e Kobe Bryant, e njohur ndryshe si Dita e Mamba, e cila është një ditë që nderon legjendën e ndjerë të Los Angeles Lakers.

Që kur filloi më 10 gusht, gjyqi zbuloi detaje tronditëse në lidhje me pasojat e rrëzimit të helikopterit të janarit 2020 që vrau legjendën e NBA-së , vajzën e tyre 13 vjeçaren Gianna Bryant, dhe shtatë personat e tjerë në helikopter.

Vanessa dhe Chris Chester, i cili humbi tragjikisht gruan e tij Sarah dhe vajzën e tyre 13-vjeçare Payton në aksident, paditën Los Angeles County për shqetësim emocional dhe ankth pasi mësuan se anëtarët e departamentit kishin shpërndarë fotot e e trupave të viktimave.

Chris dhe Vanessa pretenduan se fotografitë e viktimave u shpërndanë publikisht në të paktën 28 ​​pajisje në pronësi të Departamentit të Sherifit të Los Anxhelosit.

Ish-baristi Victor Gutierrez ishte një nga dëshmitarët e parë që dëshmoi në gjyqin disajavor. Gutierrez tha në sallën e gjyqit të enjten se menjëherë pas aksidentit të 26 janarit 2020, atij iu afrua zëvendësi i sherifit, Joey Cruz i cili e pyeti nëse Gutierrez donte të shihte një foto të trupave të viktimës.

Juria dëgjoi gjithashtu Ralph Mendez Jr, një klient i barit, i cili tregoi se ishte dëshmitar i ndërveprimit dhe më pas paraqiti një ankesë zyrtare në departamentin e sherifit./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *