• |
ide | kryesore

Berisha: Rama sot më shumë pushtet se Ramiz Alia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas takimit me kryesinë e degës së PD në Pogradec tha në një prononcim për mediat se çdo shqiptar ka mision rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës i cili ka vrarë votën e lirë. Berisha tha se 25 prilli nuk ishte një garë elektorale por një garë midis shtetit elektoral dhe subjekteve të tjera.

Sipas tij, tonelata me euro krimi u përdorën për të blerë vota ndërsa bandat për të ushtruar terror.

“Pushteti i Ramës i përqendruar sot 10 për qind më shumë se sa në 91-shin tek Ramiz Alia, është një pushtet i rrezikshëm i cili ka shndërruar makinerinë shtetërore në një makineri gjigande mashtrimi për qytetarët. Plaçkitje e grabitje ndaj qytetarëve. Demokratët janë para një misioni historik edhe më të rëndësishëm se në 91-shin për të shpëtuar Shqipërinë nga ky regjim monist i një njeriu që e ka shpallur veten armik i egër i votës së lirë.”, tha Berisha



3 Comments

  1. Një qasje që shkon kah viktimizimi, deri në shpalljen “martir” të një “regjimi të frikshëm” që nxitet nga “imperialistët amerikanë”, të cilët duan të ndalin karrierën në ngjitje të një “të rioshi premtues e të talentuar”, që do të sjellë më në fund pakëz drejtësi, pakëz sovranitet e pakëz liri në vendin e shqiponjave, i cili për 30 vjet ka pasur deputet, ministër, zv.kryeministër, Kryeministër, Kryetar Parlamenti e President Republike, pikërisht “talentin e ri” që duan t’i copëtojnë karrierën, duke copëtuar kështu ëndrën e “popullit të 2 marsit” që të kenë më në fund në krye të vendit…atë që ka qenë këtu prej vitit të largët 1991.

  2. E ka fituar me vote. Nuk ja ka vjedh askujt. Si beje ti o kerrem.
    Kur e kishe ti ishte i mire pushteti. Kur e ka ai, qenka i keq.
    Sido qe te jet, hidhu pirdhu. Ti pushtetin as ke per ta pasur me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *