• |
ide | kryesore

Chelsea, 120 milionë euro për Leaon në javën e fundit të merkatos: ja përse zgjodhën 7 ditët e fundit të transferimeve

-Instant, Sport



Starti zhgënjyes në Premier League ka bërë që Chelsea të kthehet të mendojë për Rafael Leaon. Ardhja e Sterling nuk ka patur impaktin e duhur në Stamford Bridge dhe për më tepër anglezi i ardhur nga City mund të alternohet fare mirë me portugezin në krahë. Për momentin asnjë ofertë direkte për Milanin – që e konsideron atë të patransferueshëm dhe do të punojë për rinovimin pasi të përfundojë mbyllja e pronësisë me RebBird – dhe bisedimet e të dy shoqërive po bëhen me menaxherin Jorge Mendes.

Blues kanë edhe objektiva të tjerë (si Aubameyang), por në Angli janë të bindur se goditja e vërtetë do të vijë për portugezin, klauzola prej 150 milionë euro e të cilit nuk mund të ushtrohet në javën e fundit të merkatos. Gjithsesi, Chelsea do të shpenzonte gjithsesi 150 milionë në nivel global: 120 për Milanin, 16.5 për Lille që i detyrohen për shkak të përfundimit të njëanshëm të kontratës nga Leao dhe 15% përsëri te francezët për rishitjen e lojtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *