• |
ide | kryesore

Depay i mbetet ‘në derë’ Barcelonës, Juventus zgjedh Milik: lojtari pasdite në Torino

-Instant, Sport



Arkadiusz Milik do të jetë zëvendës-Vlahovic te Juventus. Bardhezinjtë arritën një ditë më parë marrëveshjen me ish-sulmuesin e Napolit, ndërsa mëngjesin e sotëm kanë bërë shkëmbimin e dokumenteve me Marseille, me polakun që tashmë është nisur drejt Torinos për të kryer kontrollet mjekësore. Për të është gati një kontratë deri në vitin 2026 me 3.5 milionë në sezon plus bonuse, ndërsa Marseille do të marrë 1 milionë nga huazimi dhe 7 milionë për blerjen e mundshme. Napoli ruan 20% të shitjes së lojtarit.

Zgjedhja për t’u hedhur te Milik garanton më shumë burime ekonomike sesa marrëveshja me Depay, që tani i mbetet në derë Barcelonës. Për të marrë holandezin, bardhezinjtë duhet të falnin 5 milionë euro që katalanasit duhet t’i paguanin për Pjanic dhe një rrogë 6.5 milionë euro plus bonuse. Pretendimet e hollandezit ishin shumë të larta, aq sa bardhezinjtë provuan ta ndajnë në tre sezone (me opsion për një të katërt) por pa sukses. Kështu, tani do të kenë likuiditetin e duhur për t’u fokusuar te Leandro Paredes, i zgjedhur nga Allegri për mesfushën. Në orët e fundit ka përparuar negociata me Paris Saint-Germain, për argjentinasin. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtë shlyerje që bëhet detyrim në kushte të caktuara. Lojtari aktualisht merr 8 milionë bruto në Paris, por në rast të një kontrate shumëvjeçare, mund të shfrytëzohet Dekreti i Rritjes.

Pas bllokimit të shitjes së Rabiot, i sakrifikueshëm në mesfushën e Juventusit është zvicerani Zakaria. Roma ka kërkuar informacione për lojtarin dhe po provon të gjejë dialogun me drejtuesit e Juventusit, por vetëm me formulën e huazimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *