• |
ide | kryesore

E RENDE/ Djali vret babain në Mallakastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Një krim i rëndë në familje është raportuar mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku një 30-vjeçar që sipas policisë dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë babanë e tij me sende të forta.

“Rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, Mallakastër, shtetasi M. M., 30 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babain e tij, shtetasin Q. M., 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *